Edhe gjatë ditës së sotme po mban mot shumë i nxehtë.
Sot temperaturat më të larta u regjistruan në Dukagjin. Në stacionin në Gjakovë temperatura maksimale arriti deri në 36C, në Kamenicë 34C, e në Prishtinë 32C.
Kështu bën të ditur Prishtina Weather, duke iu referuar të dhënave nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës dhe nga Aeroporti i Prishtinës.