×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Paralajmëron infektologu: Rreth 45 % e qytetarëve të Kosovës janë asimptomatik me Covid-19

    FrontOnline
    14 Korrik 2020

    Rritja e numrit të rasteve me Covid-19 në Kosovë, ka ndikuar që të mbushen edhe Klinikat e QKUK-së ku janë duke u trajtuar pacientët e prekur nga ky virus.

    Infektologu Izet Sadiku në një intervistë për Front Online ka thënë se në 5-6 ditët e fundit numri i pacientëve që kanë kërkuar trajtim në Klinikën Infektive ka qenë i madh.

    “Ditëve të fundit ju e dini që numri i të infektuarve ka qenë gjithmonë rreth 200. Kemi pasur një rritje shumë të madhe të numrit dhe kjo ka bërë që të rritet edhe numri i atyre që kanë kërkuar apo që kanë nevojë për hospitalizim dhe i atyre që kanë nevojë për trajtim”, ka thënë ai për Front Online.

    Sipas infektologut Sadiku institucionet shëndetësore të Kosovës, janë ngarkuar me pacientë të prekur me Coronavirus.

    “Të gjitha vendet kanë bërë lirimin e masave duke pasur parasysh që njëkohësisht ky lirim i masave apo rritja e numrit të të prekurve që bëhet pas lirimit të masave të jetë konform mundësive që kanë kapacitetet shëndetësore. Kjo  me qëllim që mos të mbi ngarkohen kapacitetet shëndetësore dhe kjo rritja e fundit gjatë javëve të fundit e sidomos gjatë korrikut faktikisht ka ngarkuar institucionet shëndetësore”, ka thënë tutje ai për Front Online.

    Për sa i përket marrjes së masave të reja nga Qeveria e Kosovës, ai ka thënë që kanë qenë të duhura duke pasur parasysh shtimin e rasteve të reja.

    “Konform kërkesave që ka, Qeveria është duke arritur që ta menaxhojë këtë situatë. Rritja e numrit të rasteve ditëve të fundit ka ndikuar që Qeveria të marr edhe masa restriktive. Qëllimi i saj ka qenë që duke i marrë këto masa të zvogëlohet numri i rasteve të reja për arsye se duke e zvogëluar numrin e rasteve të reja ne i ruajmë kapacitete e institucioneve shëndetësore me qëllim që të mos mbingarkohemi”, ka thënë ai për Front Online.

    Sipas infektologut Sadiku, numri i pacientëve që janë duke u trajtuar me Coronavirus në institucionet shëndetësore në Kosovë, ka kaluar shifrën 400.

    “Ditëve të fundit kemi një mbi ngarkim të tyre, pra dje kemi pasur diku mbi 300 pacientë sot rreth 400 pacientë që janë me Covid në institucionet shëndetësore në Kosovë”, ka thënë ai.

    Sadiku: Testet serologjike nuk kanë rëndësi diagnostikuese, 45% e qytetarëve asimptomatik

    Qeveria e Kosovës kohëve të fundit ka lejuar edhe testimet serologjike, të cilat pritet të kryhen në spitale dhe në laboratore private, për të identifikuar nëse një person e ka pasur Coronavirusin apo jo.

    Lidhur me këtë lloj testimi, infektologu Izet Sadiku në një intervistë për Front Online, ka thënë që të njëjtat nuk kanë karakter diagnostikues.

    “Faktikisht dihet që testet serologjike nuk kanë shumë rëndësi diagnostikuese për të ditur nëse dikush është i prekur me Coronavirus apo jo. Ato kanë më shumë rëndësi për të ditur se si ekziston situata në popullatë, pra se sa njerëz e kanë kaluar sëmundjen, për arsye se njëra nga karakteristikat e pandemisë ka me qenë edhe me e ditë se sa është përafërsisht numri i atyre që e kanë kaluar sëmundjen”, ka thënë infektologu.

    Sipas tij ka gjasa që shumë qytetarë ta kenë kaluar virusin pa pasur simptoma.

    “Sipas informatave diku 40-45% të qytetarëve me Covid-19, janë asimptomatik, që do të thotë qe janë të infektuar dhe nuk kanë simptoma. Prandaj një pjesë e tyre mund ta kalojë sëmundjen pa e ditur që e ka kaluar dhe kjo pastaj ndikon që ne të mos kemi informacione të sakta”, ka thënë tutje ai.

    Infektologu Krasniqi poashtu ka theksuar nevojën edhe për testime masive.

    Infektologu Sadiku: Diku 420 punëtorë shëndetësorë me Coronavirus, më së paku në Infektivë

    Klinika e Infektives po del të jetë Klinika me më së paku personel shëndetësorë të prekur me Coronavirus. Të paktën kështu ka deklaruar në një intervistë për Front Online, infektologu Izet Sadiku.

    “Para 2-3 ditësh ka qenë numri, ku diku 420 raste të infektuara që i ka rënë diku 9% e të infektuarve në Kosovë, e që është një numër goxha i lartë i të infektuarve tek punëtorët shëndetësorë”, ka thënë ai.

    Sipas tij punësimet shtesë që janë bërë nga ministria e Shëndetësisë, kanë qenë si një infuzion për institucionet shëndetësore .

    “Ka pasur edhe disa raste në Infektivë edhe pse duke pasur parasysh rrezikshmërinë e madhe, numri i të personelit shëndetësorë ka qenë më i vogël se në Klinikat tjera. Ministria e Shëndetësisë e ka bërë një punësim shtesë dhe ky punësim do të jetë i mirëseardhur dhe do të jenë infuzion për institucionet shëndetësore për të rritur kapacitet njerëzore që janë shumë të domosdoshme në këtë fazë të menaxhimit me pandeminë Covid”, ka thënë ai për Front Online.

    Coronavirusi nuk po e kursen askënd, të rinj e të vjetër po trajtohen në Infektivë

    Sipas njoftimi të publikuar sot Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 96 pacientë. Infektologu Izet Sadiku në një intervistë për Front Online, ka thënë që prej tyre ka që kanë sëmundje shoqëruese, por edhe pacientë  pa sëmundje shoqëruese.

    “Deri tani shumica e pacientëve që kanë pasur manifestime më të rënda klinike kanë pasur pacientë që kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese, ,mirëpo kemi edhe pacientë që nuk kanë sëmundje të rënda shoqëruese, por që kanë simptoma më të rënda klinike”, ka thënë ai.

    Sipas tij, Coronavirusi nuk i ka kursyer as moshat e reja.

    “Kjo nuk do të thotë që nuk kemi pasur edhe mosha më të reja që kanë pasur probleme shëndetësore, prandaj ende në botë derisa nuk kemi vaksinë dhe nuk zbulohet një bar me të cilin ne e mjekojmë, e trajtojmë Covid-19 atëherë arma më e fortë që gjithkund e kemi është parandalimi. Për këtë arsye bëhet gjithë kjo apel tek njerëzit që me i përdor maskat, të mbajnë distancën dhe higjienën personale”, ka thënë ai, për Front Online.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Lajme03 Mars 2026
    Ramush Haradinaj, për herë të parë ka bërë publike letrat drejtuar Abdixhikut dhe Hamzës, me datë 21 janar të këtij viti, duke kërkuar...
    Lajme03 Mars 2026
    Përkunder takimeve të ditëve të fundit, partitë politike në vend nuk kanë arritur të pajtohen për një president konsensual. Analisti politik Albert...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, pas një seri sulmesh dhe kundër‑sulmesh midis Shteteve të Bashkuara...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Lajme03 Mars 2026
    Ramush Haradinaj, për herë të parë ka bërë publike letrat drejtuar Abdixhikut dhe Hamzës, me datë 21 janar të këtij viti, duke kërkuar...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputetja e PDK-se Arbnora Salihu ka njoftuar se propozimi i saj për zgjerimin e fushëveprimtarisë së Komisionit për Kulturë, Turizëm dhe Sport,...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i Lëvizjes Socialiste në Serbi, ka kërcënuar me sulme kundër Kosovës, kryeministrit Albin Kurti dhe...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën tha se Shtetet e Bashkuara do të ndërpresin tërë tregtinë me Spanjën pasi vendi evropian refuzoi...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.