×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Paralajmërohet veting edhe në Ushtrinë e Maqedonisë

    FrontOnline
    08 Tetor 2020

    Ajo që vijon është një certifikim serioz që duhet të kalojmë si proces, brenda procedurës së anëtarësimit në NATO. Është shumë e rëndësishme për sigurinë e njerëzve dhe vendit tonë, por është gjithashtu e rëndësishme për sigurinë e të gjithë rajonit dhe të gjithë partnerëve tanë dhe Aleancës në përgjithësi. Ne tashmë kemi kaluar nëpër faza të caktuara të certifikimit që ishte e nevojshme edhe para anëtarësimit tonë të plotë në NATO, për kategori të caktuara të njerëzve që kanë punuar me dokumentet.

    Kjo u deklarua nga Kryeministri Zoran Zaev në konferencën për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse transformimi i Ushtrisë së RMV-së është në përputhje me standardet e NATO-s dhe nëse parashikon largimin e oficerëve të lartë të ushtrisë.

    “Unë besoj se këto procedura do t’i kalojmë gati në fushën e përparësisë sonë të parë, e cila është siguria, por edhe pjesëmarrja dinjitoze në sistemin e përgjithshëm të sigurisë së NATO-s do të zbatohet sa më profesionalisht, sepse ne punojmë me partnerë të cilët së bashku me shërbimet e sigurisë punojnë në të gjitha detajet në lidhje me përgatitjen, procedurat, certifikimin ose siç quhet vetingun që duhet ta kalojnë të gjithë”, tha Zaev.

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, në përgjigjen e pyetjes së gazetarit nëse ka ndonjë problem me miratimin e përfaqësuesit ushtarak të Maqedonisë së Veriut në NATO, të kërkuar rreth dhjetë muaj më parë, tha se Aleanca ka standarde dhe udhëzime dhe sa herë që ka një anëtar të ri, ka procedura për të kaluar.

    Banori/banorja i/e dhjetë: Jeta të ofron njerëz të këqij, por unë ua gjej vendin
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Sot bëhen 23 vite që nga sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001, të cilat ndryshuan përgjithmonë qytetin e Nju Jorkut dhe SHBA-në....
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Franca do të ketë Qeveri të re “javën e ardhshme”, tha kryeministri konservator i zgjedhur së fundi, Michel Barnier, teksa ai po...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Ashtu siç ka ndodhur prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar, Sali Berisha, ish-kryeministri i Shqipërisë,  do të vijojë të qëndrojë në...
    Të tjera
    Vip11 Shtator 2024
    Ish-banorja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Edona James vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale. Sidomos në...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Prof. Dr. Dalip Limanit. Në një postim në Facebook, ai ka...
    Lajme11 Shtator 2024
    Komuna e Istogut ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të ketë rritje të lëvizjeve të trupave dhe automjeteve...
    Lajme11 Shtator 2024
    Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kushtrim Xhemaili, ka ironizuar Vetëvendosjen dhe deputetin e saj, Mefail Bajqinovcin, përmes një shkrimi...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ndaj 45 personave të dyshuar për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit është ngritur sot aktakuzë nga Prokuroria Speciale. Lidhur me këtë...
    Lajme11 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se nesër do të organizojë një ceremoni e cila i dedikohet shkatërrimit të armëve të konfiskuara. Në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.