×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Paralajmërohet valë e re e virusit, Infektiva nis përgatitjet

    FrontOnline
    17 Shtator 2020

    Nga ky muaj, përveç pandemisë Covid-19, qytetarët do të rrezikohen edhe nga gripi sezonal.

    Përballja me këto dy viruse, vlerësohet të jetë edhe më e vështirë tani.

    Drejtoresha e Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Lindita Ajazaj-Berisha, në një intervistë për Front Online, ka treguar se me fillimin e gripit sezonal në vend, do të jetë më e vështirë të dallohet nëse qytetarët janë me Covid apo me grip.

    Ajo ka thënë se me fillimin e gripit sezonal do të jenë edhe më të ngarkuar.

    “Besoj se nuk do të jetë një punë e lehtë kur të filloj edhe gripi sezonal. Nëse vazhdon kështu me Covid nuk do të jetë një punë e lehtë sepse me gripin sezonal kanë një ngjashmëri shumë të madhe në aspektin klinik dhe është e vështirë të bëhet ndarja se a është Covid apo jo”, ka thënë ajo për Front Online.

    Ajo ka deklaruar se për momentin kanë numër të mjaftueshëm të punëtorëve shëndetësorë për menaxhimin e situatës me pandeminë.

    Por që kanë filluar përgatitjet që në rast të rritjes së numrit të pacientëve, të shtojnë stafin shëndetësorë.

    “Për momentin me këtë numër të pacientëve të cilët i kemi brenda, kemi staf për menaxhimin e situatës, për arsye se ne kemi edhe stafin që është sjell nga Ministria e Shëndetësisë. Tani më ne jemi duke i bërë përgatitjet që konform situatës të bëhen intervenime në rast të rritjes së numrit të pacientëve”, ka thënë ajo për Front Online.

    Ajo është shprehur optimiste që me përvojën që kanë infektologët, do të arrijnë të menaxhojnë situatën me viruse.

    Në Infektivë 57 pacientë me Covid-19, 30 me oksigjenoterapi

    Ajazaj-Berisha ka deklaruar se 57 pacientë me Covid-19 janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive, 30 prej të cilëve janë me oksigjenoterapi.

    “Sot pritet diku rreth 10 pacientë të shkojnë në shtëpi pas marrjes së trajtimit. Për ndryshe në klinikë i kemi rreth 30 pacientë të cilët janë me oksigjeno terapi dhe dy pacientë të cilët janë në respirator të cilët janë në gjendje të rëndë kritike”, ka thënë ajo për Front Online.

    20 infermierë dhe tre mjekë në Infektivë me Covid-19

    Pandemia ka prekur edhe punëtorët shëndetësorë, sidomos ata që kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejt me pacientët me Covid.

    Drejtoresha Ajazaj-Berisha ka treguar se 20 infermier dhe 3 mjek të kësaj klinike kanë qenë të infektuar me virus.

    “Deri tani ne në Klinikën Infektive kemi pasur 20 infermier të cilët kanë qenë të infektuar me Covid dhe tre mjek. Në kuadër të personelit kemi edhe një punëtorë të sigurimit, një farmacist e dy punëtorë të kuzhinës. Do të thotë edhe disa persona nga stafi mbështetës”, ka thënë ajo për Front Online.

    Sipas saj, pjesa më e madhe e këtij personeli shëndetësorë, infeksionin e kanë marrë jashtë hapësirave të Klinikës Infektive.

    Infektiva u sfidua me furnizim me bombolat e oksigjenit

    Derisa numri i pacientëve që kanë kërkuar trajtim në Klinikën Infektive ka qenë i madh, Ajazaj-Berisha ka thënë se vazhdimisht janë dashur të menaxhojnë situatën sa i përket furnizimit me oksigjen.

    Sipas saj, vazhdimisht është bërë edhe ndërrimi i bombolave të oksigjenit.

    “Në këto momente me qenë se kemi edhe numër më të vogël të pacientëve të cilët kanë nevojë për oksigjeno-terapi, nuk kemi pasur probleme, mirëpo në rastet kur kemi pasur mbingarkim të klinikës, me një kapacitet të plotë, vazhdimisht është dashur të menaxhohen edhe me boca të oksigjenit”, ka thënë ajo për Front Online.

    Drejtoresha e Infektivës ka treguar se përves pacientëve me Covid që kanë qenë me oksigjenoterapi, kanë pasur edhe pacientë tjerë që kanë qenë me bombola të oksigjenit./Front Online/

     

    Nga Rubrika
    Lajme02 Qershor 2025
    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nuk po harron bëjë “lojë me shifra”, për sa i përket pagës mesatare në Kosovë,...
    Lajme02 Qershor 2025
    Ish-diplomati Edon Cana sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova foli në lidhje me atë se a ka legjitimitet Besnik Bislimi të...
    Lajme02 Qershor 2025
    Për vite të tëra u tentua t’i gjendet lokacioni. Më në fund u gjet. Për vite të tëra u bë zhurmë, por...
    Të tjera
    Lajme02 Qershor 2025
    Të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Gjatë orëve të pasditës, në zonat malore, kryesisht në jug...
    Lajme02 Qershor 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës ishin pajtuar dhe kishin mbledhur...
    Bota/Rajoni02 Qershor 2025
    Janë publikuar pamjet e ngjarjes së ndodhur paraditen e së dielës kur dy turistë anglezë u aksidentuan me Jet Ski. Siç duket...
    Lajme02 Qershor 2025
    Organizata Handikos ka kërkuar veprim urgjent nga SHSKUK-ja dhe Ministria e Shëndetësisë për procesin e shpërndarjes së pajisjeve ndihmëse për personat me...
    Bota/Rajoni02 Qershor 2025
    Të dhënat statistikore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se RMV ka një shkallë të lartë të duhanpirjes, përkatësisht mbi 46 për...
    Lajme02 Qershor 2025
    Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, duke cituar Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK), tha se paga mesatare...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.