×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Paralajmërohet rikthimi i karantinës në Maqedoninë e Veriut

    FrontOnline
    10 Tetor 2020

    Repartet e sëmundjeve infektive po mbushen me shpejtësi në të gjithë Maqedoninë e Veriut.

    Kumanova, Strumica dhe Velesi mbetën pa vende të lira nëpër spitale dhe 18 pacientë me COVID-19 u dërguan në spitalet në Shkup.

    Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe thotë se ditët e fundit më shumë pacientë pranohen në spitale sesa lëshohen.

    Në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup ka edhe 10 vende të lira, ndërsa mundësitë janë të mëdha të aktivizohet spitali i improvizuar.

    “Spitali modular pranë Klinikës së Sëmundjeve Infektive është gati dhe mund të jetë në funksion. Kemi edhe kuadër të gatshëm të menaxhojnë fizikisht punën e pacientëve që do të vendosen atje. Pajisjet tashmë janë vendosur, dhe menjëherë mund të vihen në punë.” tha Filipçe.

    Përveç plotësimit të kapaciteteve, problem është edhe largimi i mjekëve dhe infermiereve nga repartet e sëmundjeve infektive në klinikat shtetërore në spitalet private. Një mjeke nga Klinika e Sëmundjeve Infektive dha dorëheqje, ndërsa përfundimisht largohen edhe tre infermieret që nuk u bindën as nga takimi me ministrin. Njoftim për largim ka edhe nga shefja e repartit të infektologjisë në spitalin “8 Shtatori”.

    “Këta mjekë janë të mjaftueshëm, por ne jemi të gatshëm të ndërhyjmë me sistemin e rotacionit nëse ndonjë repart ka nevojë për mbështetje. Unë bisedova me ta. Disa prej tyre janë të lodhur, disa të tjerë kanë arsye të tjera, vërtetë e kam vështirë ta them saktësisht.” theksoi Filipçe.

    Filipçe beson se masa të tilla si mbajtja e maskave në ambiente të hapura, kufizimi i mysafirëve në shtëpi për të shmangur grumbullimet do të japin rezultate. Masat duhet të kalojnë në seancën qeveritare më së voni deri të martën. Nëse numri i të infektuarve nuk zvogëlohet, parashikohen kufizime shtesë siç janë zvogëlimi i numrit të udhëtarëve në transportin publik dhe kufizimi i objekteve të hotelerisë. Qëllimi është të shmanget karantina.

    “Unë sinqerisht besoj se kjo pako e propozuar e masave, kufizimet, rritja e kompetencave të inspektorateve, por edhe thirrja e vazhdueshme e qytetarëve që t’u përmbahen këtyre masave që janë praktikisht një hallkë kyçe në këtë zinxhir, do të japë rezultate. Hapi tjetër është karantina e plotë, mbyllja e plotë. Ne tani ende jemi larg, por dalëngadalë po na mbarojnë mundësitë”.

    Filipçe kërkon ndihmë edhe nga qytetarët – thotë se secili për veten e tij është edhe inspektor edhe polic dhe se pa vetëdije individuale, sistemi nuk do të jetë në gjendje ta përballojë valën e COVID-19 në vjeshtë.

    Petrol Company zbret çmimet në Ditën e Verës: Benzinë 1.70 euro dhe Diesel 1.85 Euro për litër
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Agjencia e OKB-së që ofron ndihmë për palestinezët thotë se punonjësit e saj socialë po vizitojnë familjet dhe komunitetet “për të ofruar...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Përveç gëzimit dhe entuziazmit si të fëmijëve dhe të prindërve në ditën e parë të shkollës, të gjithë i druhen trafikut. Por...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka bërë thirrje për ripërtëritjen e përpjekjeve për të sjellë paqe në Ukrainë, duke thënë se ai...
    Të tjera
    Lajme08 Shtator 2024
    Një përleshje mes gjashtë personave ka ndodhur në orët e para të së dieles në Zonën Industriale, në afërsi të diskotekave. Dyshohet...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Për shumë njerëz, vizita në Evropë është një ëndërr e shumëpritur , por mungesa e parave të mjaftueshme do të ishte pengesa...
    Sport08 Shtator 2024
    Sot (e diel) Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) befasoi të gjithë kur bëri publik lajmin se kanë marrë vendim për përjashtimin...
    Sport08 Shtator 2024
    Kombëtarja shqiptare ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen e dytë në Nations League ndaj Gjeorgjisë. Pas fitores 2-1 me Ukrainën, kuqezinjtë kanë...
    Lajme08 Shtator 2024
    Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, e ka nisur vizitën e tij në Kinë të dielën. Ai e ka vlerësuar Kinën...
    Lajme08 Shtator 2024
    Alon Ben-Meir, profesor amerikan në pension dhe ekspert i politikës ballkanike, nëpërmjet një artikulli autorial të botuar së fundi kushtuar rrjedhës së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.