×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Scholz kërkon ripërtëritjen e përpjekjeve për paqe në Ukrainë

    FrontOnline
    08 Shtator 2024

    Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka bërë thirrje për ripërtëritjen e përpjekjeve për të sjellë paqe në Ukrainë, duke thënë se ai dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, janë pajtuar se nevojitet një konferencë e re për paqe në të cilën do të përfshihej edhe Rusia.

    “Besoj se tani është koha të diskutohet se si të arrihet paqja nga kjo gjendje lufte, me një ritëm më të shpejtë”, tha Scholz në një intervistë për transmetuesin ZDF.

    Scholzi është nën trysni në vendin e vet, pasi të gjitha tri partitë e koalicionit të qendrës së majtë pësuan humbje të dhimbshme në zgjedhjeve rajonale një javë më parë, derisa grupet që synojnë marrëdhënie më të mira me Moskën, fituan më shumë vota.

    Partia nacionaliste Alternativa për Gjermaninë (AfD) dhe partia e re BSW, të cilat e kundërshtojnë mbështetjen ushtarake për Ukrainën në luftën e saj kundër pushtimit nga Rusia, shënuan arritje rekorde në zgjedhje.

    Zelensky tha në korrik se synon ta ketë gati një plan deri në nëntor, në mënyrë që Kievi të jetë në gjendje ta organizojë samitin e dytë ndërkombëtar për paqe në Ukrainë, duke shtuar se në të duhet të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Rusia.

    Në samitin e parë për paqe në Ukrainë, që u mbajt më 15-16 qershor në Zvicër, zyrtarë të lartë të më shumë se 90 shteteve bënë thirrje që “integriteti territorial” i Ukrainës të jetë themeli i çfarëdo marrëveshjeje për paqe për t’i dhënë fund luftës së Rusisë.

    Rusia nuk u ftua në atë samit dhe e cilësoi atë si “humbje kohe”.

    Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

    Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

    Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

    Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

    “Frika ime është përballja me publikun”, thotë banori/banorja i/e 12-të i/e BBVK
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni09 Tetor 2024
    Shtetet e Bashkuara njoftuan të martën se mund t’i kërkojnë një gjyqtari që të detyrojë kompanisë mëmë të firmës Google, ‘Alphabet’ që...
    Bota/Rajoni09 Tetor 2024
    Një rast tragjik ka ndodhur të marten në fshatin Sllatinë të Tetovës. Një grua 36 vjeçare dhe vajza e saj, janë gjetur...
    Bota/Rajoni09 Tetor 2024
    Rezultatet treguan se burrat kanë shumë më shumë gjasa të përfshihen në detyra të tilla manuale sesa gratë (47% kundrejt 27%). Rreth...
    Të tjera
    Lajme09 Tetor 2024
    Ish-deputeti i Listës Serbe, Slavko Simiq ka reaguar pas publikimit të audio-incizimit të shefes së GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lilës me kryekriminelin...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shkruar lidhur me takimin që pati me asambleistët e LDK-së. Abdixhiku ka njoftuar...
    Lajme09 Tetor 2024
    Përgjatë dy viteve 251 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë dorëhequr nga FSK-ja, teksa gjatë këtij viti rreth 2.6%. Ish...
    Lajme09 Tetor 2024
    Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë në fshatin Jashanicë të Klinës. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 19:05. Lajmin...
    Lajme09 Tetor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është deklaruar për pjesëmarrjen e Kosovës në CEFTA. Ajo tha se më në...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka takuar qytetarët e Prizrenit sot dhe nga atje është njoftuar me shqetësimet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.