×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Paraburgim për personin që dhunoi seksualisht vajzën e motrës

    FrontOnline
    17 Shtator 2019

    Gjykata Themelore në Prishtinë, ia ka vazhduar për dy muaj paraburgimin N. D, i cili dyshohet se ka dhunuar mbesën e tij (vajzën e motrës).

    Vendimi është marr në seancën e mbajtur më 10 shtator, merr vesh nga burimet Gazeta Sinjali.

    Në korrik të këtij viti, ankuesja L.M  kishte raportuar në polici se daja i saj, e kishte marr me forcë teksa po kalonte afër shkollës “Mihajl Grameno” në Fushë Kosovë dhe e kishte dërguar në një motel ku e kishte detyruar të kryente marrëdhënie seksuale.

    Gjatë aktit seksual, dhunuesi e kishte incizuar vajzën e motrës pa vullnetin e saj dhe e kishte shpërndarë xhirimin përmes rrjeteve sociale te disa persona.

    Ngjarja kishte ndodhur më 27 qershor në një motel në lagjen “Veterniku” të Prishtinës.

    I pandehuri N.D së bashku me familjen e tij gjendet me vendbanim të përhershëm në Gjermani.

    Më 26 korrik ai ishte arrestuar në pikën kufitare në Jarinje teksa po hynte në Kosovë për t’i kaluar pushimet verore. Atij fillimisht i ishte caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, nën dyshimet për veprat penale “Dhunim” dhe “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”, raporton Gazeta Sinjali.

    Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepra penale “Dhunim” dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet. Ndërsa vepra penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”,  dënohet me gjobë ose me burgim prej një (1) deri në tre (3) vjet.

    Gazeta Sinjali ka reportur më herët për këtë ngajre dhe posedon lëndën e këtij rasti, por për shkaqe të privatësisë nuk e publikon identitetin e plotë të të  dyshuarit dhe të viktimës./Front Online/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.