×
  • Kronika
  • Kronika

    ​Paraburgim për 6 të pandehur, u kapën me narkotikë

    FrontOnline
    21 Prill 2022

    Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurve S.B., B.R., N.M., A.M., A.M. (II), dhe GJ.R., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.

    Më 20 prill 2022, të pandehurit blejnë ose posedojnë pa autorizim me qëllim të shitjes, shpërndajnë ose ofrojnë për shitje dhe importojnë substanca apo preparate të shpallura me ligj si narkotikë, në atë mënyrë që me marrëveshje paraprake dhe në mënyrë të organizuar i ndajnë rolet.

    I pandehuri GJ.R., ka shitur substanca narkotike të llojit marihuanë të pandehurve tjerë N.M, A.M., dhe A.M., të cilën ata me automjetin e tipit “Mercedes”, e transportojnë nga Shqipëria në Kosovë tek i pandehuri B.R.

    Më pas, ata në Vaganicë të Mitrovicës takohen me të pandehurin N.M., ku bashkërisht hyjnë në garazhin e shtëpisë së tij për ta dorëzuar substancën narkotike, ku kapen në flagrancë të dy të pandehurit.

    Gjatë kontrollit në automjetin “Mercedes” me targa të Shqipërisë në bunkerin special të automjetit, policia gjen 10.583 kg substancë narkotike të dyshuar marihuanë, në garazhin e shtëpisë, pronë e të pandehurit N.M., policia gjen dy thasë të najlonit në 12, përkatësisht 15 paketime me peshë 18 kg e 905 gramë dhe 12 kg e 206.7 gramë, nga ku të pandehurit N.M, A.M., dhe A.M., do ta transportonin në Serbi.

    Ndërsa, i pandehuri S.B., marihuanën e marrë nga GJ. R., me automjetin e tipit “Mercedes”, po ashtu me targa të Shqipërisë, e transporton nga Shqipëria në Kosovë, ku rreth orës 05:40 e kalon pikën kufitare të Vërmicës, me destinacion të arrijë në Prishtinë.

    Ai pas arritjes në Uglar të Fushë Kosovës ndalohet nga policia, ku gjatë kontrollit të automjetit policia gjen 10.072 kg substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, të destinuar për tregun e Prishtinës.

    Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij.

    Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur
    Nga Rubrika
    Kronika08 Tetor 2024
    Prokuroria Themelore në Gajkovë ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit prej 30 ditësh kundër të pandehurit me inicialet E.Ll. Sipas prokurorisë,...
    Kronika08 Tetor 2024
    Sot në Gjykatën Themelore në Prizren është mbajtur seanca ndaj 13 të akuzuarve për kontrabandimin e 80 mijë kilogramëve duhan. Kjo seancë...
    Kronika08 Tetor 2024
    Një qytetar nga Shtimja ka gjetur një shumë të caktuar parash, të cilën e ka dorëzuar në polici. Policia përmes një komunikate...
    Të tjera
    Lajme08 Tetor 2024
    Kandidati i AAK-së për kryeministër Ramush Haradinaj, tha se nuk do të bashkëpunonte me askënd për të i mundësuar shefit të qeverisë...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ish kryeministri  Avdullah Hoti foli për procesin e dialogut kur ai ishte në krye të Qeverisë. Ai në emisionin “Click” në rtv21...
    Lajme08 Tetor 2024
    Naser Hafizi, drejtor i Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore në Ministrinë e Infrastrukturës, është duke u kërkuar nga Prokuroria Speciale për “keqpërdorim...
    Sport08 Tetor 2024
    Së fundmi, një lojtar nga ekipi U-13 i Real Madridit shënoi katër gola mbresëlënës kundër San Blas. I riu në fjalë është...
    Lajme08 Tetor 2024
    Profesori amerikan Edward Joseph tha sot se Ballkani Perëndimor është aktualisht një rajon i paqëndrueshëm, por se problemet, përfshirë Kosovën, nuk janë...
    Sport08 Tetor 2024
    Liridon Krasniqi është një nga futbollistët më të njohur shqiptar, pasi ka bërë një karrierë interesante, por në vitet e fundit ishte...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.