Prishtinë, 25.09.2020 – Gjykata e Apelit, e ka aprovuar të mërkurën më 23.09.2020, ankesën e prokurorisë, në rastin e të pandehurve L.L., E.Sh. dhe K.Sh. Aktvendimi Gjykatës Themelore në Prishtinë i datës 18.09.2020 është ndryshuar, atyre u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje pre një muaji.
Të pandehurit në fjalë po dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer disa vepra penale, të dënueshme sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, sikur që janë “grabitje”, “ moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”, “dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale”, “ mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “zjarrvënia”.
Gjykata e Apelit vlersoi se meqene ekzsiton dyshimi i bazuar, se ata i kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen, ende ekzsitojnë rrethana që e justifikojnë friken se me gjetjen e tyre në liri, të lartëcekurit mund t’i shmangen procedures penale, mund të ndikojnë në prova ose deshmitarë, apo mund ta perserisin vepren penale.