×
  • Lajme
  • Lajme

    Pandemia ul numrin e martesave dhe shkurorëzimeve në Kosovë

    FrontOnline
    01 Shtator 2020

    Pandemia COVID-19 e cila ka prekur mbarë botën, këtë vit ua prishi planet edhe shumë çifteve të cilët kishin vendosur të kurorëzojnë dashurinë e tyre.

    Shumë prej tyre u martuan pa dasmë, e disa të tjerë vendosën që ta shtyjnë për vitin e ardhshëm.

    Por pandemia gjithashtu ka ndikuar edhe në rënie të numrit të shkurorëzimeve në vendin tonë.

    Sipas raportit “Buletini Tremujor T2”, të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, në gjashtë mujorin e parë të këtij viti në Kosovë u shkurorëzuan 114 çifte, kurse u martuan 5 mijë e 633 kosovarë.

    Në janar sipas këtij raporti 1 mijë e 882 persona i dhanë fund beqarisë, kurse 57 çifte u shkurorëzuan.

    Në shkurt prapë pati martesa të shumta, ku 1 mijë e 515 persona kurorëzuan martesën e tyre, kurse numri i divorceve në këtë muaj ishte më i vogël, vetëm 17.

    Muaji mars po ashtu e gjeti Kosovën me numër të madh të kurorëzimeve, ku u martuan 1 mijë e 698 çifte, kurse 37 të tjerë vendosën të i japin fund martesës së tyre.

    E nga prilli deri në qershor pati rënie të numrit të shkurorëzimeve.

    Në prill nuk pati asnjë të shkurorëzuar, kurse martesa ishin 78. Në maj u shkurorëzuan vetëm dy çifte, kurse u martuan 281 të tjerë. E në qershor u martuan 179 çifte, kurse u divorcua vetëm 1 çift.

    Bazuar në raportin për tremujorin e dytë të vitit 2019 të publikuar nga ASK-ja, vjet nga 1 janari e  deri në qershor janë kurorëzuar 9 mijë e27 çifte, derisa numri i shkurorëzimeve ka qenë 320.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Korrik 2025
    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, në emisionin “Click” në RTV21 komentoi vendimin e fundit të Gjykatës Speciale, e...
    Lajme17 Korrik 2025
    Prishtina është eliminuar nga kualifikimet e Europa League, ndonëse e fitoi ndeshjen kthyese në “Fadil Vokrri” me rezultat 2-1 ndaj Sheriff Tiraspolit....
    Lajme17 Korrik 2025
    Një operacion i rrallë spiunazhi u zhvillua këtë të enjte, më 17 korrik, në Kosovë. Objektiv i këtij operacioni ishte një zyrtar...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Kievi së shpejti do të marrë sisteme me rreze të gjatë veprimi, përfshirë edhe përmes iniciativave të prodhimit të përbashkët, tha kancelari...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Dy persona janë plagosur me armë zjarri sot në Sarandë. Sipas mjekëve të Spitalit të Sarandës, mësohet se të dy kanë marrë...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    President amerikan, Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një problem me qarkullimin e gjakut, pasi kishte vënë re “ënjtje të...
    Lajme17 Korrik 2025
    Dogana e Kosovës ka njoftuar sot se Njësitë Antikontrabandë kanë zbuluar dhe parandaluar një rast kontrabande me mallra të dyshuara si të...
    Lajme17 Korrik 2025
    Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për kryetar të Ferizajt, Visar Azemi, përmes një videoje ka folur për problemet e Ferizajt...
    Vip17 Korrik 2025
    Dy artistët e njohur, Elineli dhe Xuxi kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor. “Nalu”, titullohet bashkëpunimi i tyre, të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.