×
  • Ekonomi
  • Biznes

    Pandemia stopon investimet në biznese

    FrontOnline
    24 Shtator 2020

    Rreth 800 mijë euro është vlera e mjeteve financiare që kishte planifikuar Armend Malazogu, pronar i kompanisë “Frutomania” të investojë në biznesin e këtij gjatë këtij viti. Por, këto investime, thotë ai, janë stopuar për shkak të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi.

    Kompania “Frutomania” që gjendet në komunën e Gjilanit, merret me prodhimin e lëngjeve nga frutat e shtrydhura. Kjo kompani ka arritur të mbulojë pothuajse tregun vendor dhe të depërtojë edhe në tregjet rajonale.Malazogu, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, tregon se gjatë vitit 2020 është planifikuar që 12 produkte të reja të hyjnë në tregun e Kosovës dhe të rajonit.

    “Por, e gjithë ajo linjë për rritjen e zgjerimit të produkteve të përpunimit të frutave është stopuar për shkak të pandemisë dhe për shkak të kushteve të diktuara në treg. Gjithashtu, është paraparë të rritet edhe numri i stafit. Kemi planifikuar që në kompani gjatë vitit 2020 të investojmë nga 700 deri 800 mijë euro. Por, është shumë frikë dhe nuk mund të investojmë në këtë fazë”, tregon Malazogu.

    Gashi: Kemi pezulluar çdo investim të ri

    Edhe kompania tjetër private “AB- Coating” nga komuna e Istogut, ka pasur në plan që të investojë gjysmë milioni euro.Dardan Gashi, pronar i kësaj kompanie, e cila merret me përpunimin e metalit, tregon se në muajin qershor kishin në plan të investonin në makineri që mundëson zgjerimin e prodhimit. Por, ky plan është ndërprerë për shkak të sëmundjes COVID -19 që shkakton koronavirusi.

    “Nga mesi i këtij viti, ka qenë në plan të investohet një linjë të re prodhimit, e cila kap shumën rreth gjysmë milioni euro. Me këtë linjë, do të zgjeronim tregun, normal (do të kishte) rritje të shitjes, por edhe fitimit. Por, u ndërpre për shkak të pandemisë. Nuk e kemi ndërmend të investojmë pasi nuk po dihet kur përfundon situata”.

    “Në muajit e parë të paraqitjes së rasteve të para me koronavirus, ne kemi qenë duke u interesuar për çmimin final të investimeve. Edhe kredinë në një nga bankat komerciale në Kosovë e kemi pezulluar për shkak të pandemisë”, thotë Gashi.Sipas Odës Ekonomike të Kosovës, rreth një miliard euro janë humbjet e bizneseve nga muaji mars për shkak të përhapjes së pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi.

    Për t’i ndihmuar bizneset, Kosova deri më tani ka zbatuar Pakon emergjente fiskale, në vlerë të rreth 180 milionë eurove, në bazë të së cilës për muajin prill – maj, punëtorët e kompanive private kanë marrë nga 170 euro në muaj dhe me 50 për qind janë subvencionuar qiratë e bizneseve.Por, Qeveria e Kosovës ende nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim konkret që ndihmon direkt bizneset që kanë pësuar humbje për shkak të pandemisë.Kuvendi i Kosovës për herë të dytë, më 17 shtator, ka dështuar të votojë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike COVID-19.

    Stopimi i investimeve shkakton humbje për kompanitë dhe buxhetinAgim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, thotë se procesi i investimeve në biznes sjell përfitime financiare për kompaninë, por nga to përfitojnë edhe konsumatorët dhe qytetarët pasi rrit shkallën e punësimit.Shahini vlerëson se 50 për qind e bizneseve kanë ndërprerë investimet e tyre për shkak të situatës epidemiologjike në vend.

    Sunny Hill 2025: Yjet që do ta pushtojnë Prishtinën
    Nga Rubrika
    Ekonomi17 Maj 2025
    Që prej pandemisë COVID-19, në Kosovë e më gjerë flitet për rritje çmimesh. Ky trend ka vazhduar edhe në muajt e parë...
    Ekonomi09 Maj 2025
    Sot Kosova feston Ditën e Evropës, por është shteti i vetëm në Ballkan dhe më gjerë e cila që dy vite është...
    Ekonomi02 Maj 2025
    Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka ngritur shqetësimin që dështimi i krijimit të institucioneve të reja do të cenojnë miliona...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Turqia ka zbuluar një rezervë të re prej 75 miliardë metrash kub (bcm) gaz natyror gjatë punimeve të shpimit në Detin e...
    Lajme17 Maj 2025
    Nuk mendoj se është gjëja e duhur që edhe pas 25 vjetësh ka ende vende të cilat nuk e njohin Kosovën, kjo...
    Lajme17 Maj 2025
    Bekim Jashari, ish-kryetari i Skenderajt, ka bërë të ditur se sot janë mbledhur në Shqiponjë për të përkujtuar 26 vjetorin e çlirimit...
    Sport17 Maj 2025
    Carlo Ancelotti do të largohet nga posti i trajnerit të Real Madridit në fund të sezonit në La Liga, për të marrë...
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se do të hënën do të zhvillojë bisedë telefonike me presidentin...
    Vip17 Maj 2025
    Gruaja e George Clooney-t, Amal, shkëlqeu me një fustan të zi të gjatë në Festivalin e Filmit në Kanë. Avokatja 47-vjeçare e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.