Sonte ka festë për Genta Ismajlin dhe të dashurin e saj turk, Usta.
Ata kanë organizuar Baby Shower ose ndryshe ‘festa e bebit’.
Ka qenë këngëtarja ajo e cila ndau pak pamje me ndjekësit nga ambienti i cili duket të jetë dekoruar deri në detaje.
Genta dhe Usta janë në pritje të fëmijës së parë, duke konfirmuar shtatzëninë pak ditë më parë, pas disa muajsh spekulime.