×
  • Lajme
  • Lajme

    Palmer: Jemi të kënaqur me dialogun

    FrontOnline
    10 Shtator 2020

    Uashingtoni është shumë i kënaqur me atë që po ndodh në negociatat midis Prishtinës dhe Beogradit, ka thënë zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, njëherësh Përfaqësues i Posaçëm i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

    Ai i bëri komentet gjatë një vizite në Mostar të Bosnje dhe Hercegovinës.Palmer nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë, rreth pikëpamjeve të ndryshme brenda Bosnjës për marrëveshjen Kosovë-Serbi në Uashington , si dhe dy propozimeve, atë për të zhvendosur ambasadën e Bosnjës në Jerusalem si dhe për të shqyrtuar njohjen e Kosovës.

    “Sot, unë jam në Mostar për të diskutuar se çfarë po ndodh këtu. Shtetet e Bashkuara janë me të vërtetë shumë të lumtura për bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë dhe Uashingtoni është shumë i kënaqur me rezultatet e atyre bisedimeve dhe marrëveshjeve që janë arritur”, tha Palmer.Presidenca trepalëshe e Bosnje-Hercegovinës diskuton më 17 shtator kërkesën për njohjen e Kosovës
    Më 4 shtator, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik.

    Në bazë të dokumenteve të nënshkruara Serbia ka rënë dakord për zhvendosjen e ambasadës së saj nga Tel Avivi në Jerusalem, dhe Kosova të vendos marrëdhënie diplomatike me këtë shtet. Autoritetet e Kosovës kanë thënë se poashtu do të hapin ambasadën në Jerusalem.

    Disa ditë pas arritjes së marrëveshjes, anëtarët e presidencës trepalëshe në Bosnje, propozuan që edhe ky vend të zhvendosë ambasadën në Jerusalem si dhe të shqyrtohet çështja e njohjes së Kosovës.Kërkesa për të shqyrtuar njohjen e Kosovës është bërë nga anëtari i presidencës, Zhelko Komshiq dhe tjetra për zhvendosjen e ambasadës nga anëtari tjetër i presidencës, Millorad Dodik.Këto kërkesa do të shqyrtohen në dy seanca të jashtëzakonshme të presidencës trepalëshe të Bosnjës më 17 shtator.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.