×
  • Lajme
  • Lajme

    Pakënaqësitë e Nismës dhe AAK’së, Isa Mustafa thotë se koalicioni nuk është në rrezik

    FrontOnline
    05 Tetor 2020

    Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, po thotë se deklaratat e ministrit të Nismës, Skënder Reçica, rreth planifikimit buxhetor, nuk e rrezikojnë Qeverinë Hoti.

    Isa Mustafa nuk po i sheh si rrezik për prishje të koalicionit deklaratat e ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica dhe deklaratat e partnerëve në përgjithësi të LDK’së në Qeveri.

    Mustafës, kjo është dekaratat si ajo e ministrit Reçica kërkojnë përgjegjësi dhe bashëpunim.

    “Nuk shoh rrezikim të Qeverisë nga kërkesa të tilla, por më tepër përgjegjësi dhe bashkëpunim”, ka deklaruar i pari i LDK’së për Express.

    Ndërkohë, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, të dielën ka thënë se Qeveria i ka injoruar kërkesat e Nismës.

    Ai ka treguar se Nisma nuk e ka votuar Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve të Rishikuara për vitin 2021-23, për shkak se ekzekutivi nuk i ka përfshirë Nismat Ligjore të MPMP’së në kornizë.

    Reforma Pensionale, Ligji për Pushimin e Lehonisë dhe Ligji i punës, janë vetëm disa nga çështjet që MPMS i ka adresuar e që nuk janë përfshirë në KASH.

    Reçica ka thënë se në këtë dokument, i cili është kryesori sa i përket planifikimeve buxhetore, nuk janë paraparë nismat ligjore të cilat janë të miratuara fillimisht në agjendën legjislative të Qeverisë., shkruan Gazeta Express

    “Unë bashkërisht edhe me kolegët e mi në Qeverinë e Kosovës, nga radhët e Nismës nuk e kemi votuar këtë kornizë për faktin se në këtë dokument i cili është dokumenti kryesor sa u përket planifikimeve buxhetore, nuk janë paraparë nismat ligjore të cilat janë të miratuara fillimisht në agjendën legjislative të Qeverisë”

    “Bëhet fjalë për reformën pensionale, Ligjin për Pushimin e Lehonisë, Ligjin e Punës dhe çështje të tjera të cilat ne i kemi iniciuar në kuadër të agjendës legjislative dhe pikërisht për këtë për shkak të mosakomodimit nuk e kemi votuar. Ne kemi kërkuar që të gjendet një hapësirë e akomodimit të këtyre nismave ligjore në kuadër të Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve, e cila pastaj i hap rrugë draftimit të tyre”, ka deklaruar Reçica.

    Artani: Stresi e Andi u gëzuan për ndarjen e Julit, s’duhet t’iu gëzohesh fatkeqësive të të tjerëve (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Vonë pasdite pritet gradualisht shtim i vranësirave, më të përqëndruara në Rrafshin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka theksuar se partia e saj nuk ka asnjë lidhje ideologjike me Lëvizjen Vetëvendosje dhe nuk ka...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar me rastin e pjesëmarrjes së Kosovës për herë të parë në...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, është shprehur e bindur se kandidati i partisë së saj për kryeministër, Bedri Hamza, është më i...
    Lajme11 Shtator 2024
    Njëri nga të plagosurit nga rasti Capat-Sekiraqët, është liruar dje nga spitali. Ai ishte duke marrë trajtim në Klinikën e Kardiokirurgjisë. Kjo...
    Sport11 Shtator 2024
    Ylli i futbollit portugez dhe një nga lojtarët më të njohur në botë, Cristiano Ronaldo, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj trajnerit të...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës e ka ngritur aktakuzën ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Nacionale e siguroi aktakuzën...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për 19 vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Kurti e ka nisur postimin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Agjencia shtetërore e Arkivave të Kosovës, ka bërë të ditur se ka përfunduar transferimin e materialit arkivor– pjesë e fondeve arkivore të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.