×
  • Lajme
  • Lajme

    Pakënaqësitë e Listës Serbe, në Qeveri besojnë se do të arrijnë pajtueshmëri

    FrontOnline
    12 Dhjetor 2020

    Lista Serbe nuk është duke marr pjesë aktivisht në seancat e Kuvendit të Kosovës. Madje kjo parti nuk po ua siguron votat as ekzekutivit pjesë e së cilës është edhe vet, për kalimin e ligjeve dhe projektligjeve. Lidhur me këtë gjë ditë më parë ka reaguar edhe kryeministri Hoti, e që para mediave tha se do t`i adresojnë disa çështje që lidhen me këtë parti.

    Mirëpo nga Zyra e Kryeministrit po thonë që ky subjekt politik është duke kontribuar në punën e Qeverisë së Kosovës.

    “Lista Serbe është pjesë e koalicionit qeverisës dhe është duke kontribuar në punën e Qeverisë së Kosovës. Kryeministri Hoti ka komunikim të rregullt me të gjithë partnerët e koalicionit, ndërsa komunikime në baza ditore / javore me ministrat dhe zëvendëskryeministrat”, ka thënë zëdhënësja e Qeverisë, Antigona Baxhaku.

    Megjithatë nga Qeveria, konfirmuan  se janë në shqyrtim të disa pakënaqësive të Listës Serbe.

    “Jemi të vetëdijshëm se ka disa pakënaqësi nga Lista Serbe, të cilat janë duke u shqyrtuar dhe besojmë që shumë shpejtë do të arrijmë pajtueshmëri”, ka thënë ajo për Express.

    Nga LDK-ja parti kjo që e ka postin më të lartë të ekzekutivit po thonë që është ende herët që të flasin për Listën Serbe sepse nuk ka matje të performancës. Sipas nënkryetarit Lutfi Haziri vetëm kryeministri Avdullah Hoti është ai që në emër të LDK-së mund të vlerësojë punën e këtij subjekti politik.

    “Ne nuk kemi bërë ende ndonjë matje të performancës. Vetëm kryeministri në emër të LDK-së është ai i cili mund të vlerësoj dhe mund të bëj matjen e performancës të partive politike përfshirë këtu edhe Listën Serbe”, ka deklaruar nënkryetari i LDK-së për Express.

    Sjelljet e Listës Serbe në Qeveri dhe ato në Kuvendin e Kosovës, sipas anëtarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanajt nuk janë risi. Ai tha për Express se ky subjekt politik njësoj ka vepruar edhe në mandatet e tjera.

    “Lista Serbe gjithmonë është sjellë kështu dhe nuk është çështja vetëm tek ky mandat por edhe tek mandatet e tjera. Lista Serbe është e obliguar që të marr pjesë në Kuvend sepse ashtu ia përcakton mandati. Ajo duhet poashtu të jetë pjesë e votimit të ligjeve që janë me interes të qytetarëve, pra një obligim që e kanë të gjitha grupet parlamentare”, ka thënë Rasim Selamanaj për Express.

    Në ndërkohë nga Nisma Socialdemokrate po vlerësojnë se Lista Serbe ende nuk e ka hequr dominimin nga Beogradi dhe si e tillë nuk ka krijuar asnjëherë stabilitet qeverisës. Kështu ka deklaruar dje , zyrtari i Nismas Bekim Brestovci.

    “Natyrisht deputetët e Listës Serbe nuk kanë krijuar asnjëherë një stabilitet qeverisë. Mirëpo jemi dëshmitarë që shpeshherë qeveritë tona vihen në një situatë të tillë kur duhet të krijojnë 61 numra përfshirë edhe të Listës Serbe. Kjo parti nuk ka hequr dominimin nga Beogradi por vazhdon ta mbaj relacionin e tillë çfarë e ka pas.  Mendoj që kjo parti do të vazhdojë që interes të mos e ketë stabilitetin e Kosovës por destabilitetin e Kosovës, andaj edhe sjellët e saj në momentin aktual nuk është diçka që duhet të na habis”, ka thënë ai në emisionin Frontal.

    Kujtojmë që me 3 qershor të këtij vitit është arritur marrëveshja për formimin e qeverisë aktuale në mes të LDK-së, AAK-së, Nismas dhe Listës Serbe, e ku në krye të saj u vendos Avdullah Hoti. 

    “Strategjitë t’i lënë përjashta, ta shijojnë këtë eksperiencë të paharrueshme”, u thotë Bruno banorëve të rinj
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Ka përfunduar aksioni i policisë në komunat paralele, ku është konfiskuar dokumentacioni i cili ishte brenda ndërtesave ku kishin vepruar këto komuna....
    Lajme09 Shtator 2024
    Prishtinë- Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres (INPO), përmes një komunikate për medie, kanë shprehur shqetësim...
    Lajme09 Shtator 2024
    “Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është i përfshirë në një fushatë për të mbuluar gjithçka që po ndodh në Kosovë”, tha sot...
    Të tjera
    Vip09 Shtator 2024
    Ish-banorja e BBVA-së Rike Roçi, ka hapur një pyetësor në rrjetin social “Instagram”. Nga shumë pyetjet që mori ishte edhe një rreth...
    Sport09 Shtator 2024
    Cristiano Ronaldo ka folur pas ndeshjes me Skocinë të cilët portugezët e fituan me përmbysje, 2-1. Ishte pikërisht Ronaldo që arriti të...
    Lajme09 Shtator 2024
    Policia e Kosovës mohon të ketë ka marrë dokumentacionin nga kasaforta e Bankës Popullore të Serbisë në Leposaviq. Veton Elshani, zëvendësdrejtori  Drejtorisë...
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti, mirëpriti në takim një delegacion nga Zvicra që udhëhiqej nga miku i Kosovës, ish-ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas...
    Kronika09 Shtator 2024
    Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit M.Ş., turk – shtetas i Republikës së Kosovës, i cili gjendet në...
    Sport09 Shtator 2024
    Selektori i Kosovës, Franco Foda, ka mbajtur konferencë për media të dielën, për të folur mbi zhvillimet e fundit. Në këtë konferencë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.