Eksperti i energjitikës, Azmer Duleviq, deklaroi se karikuesi i celularit dhe drita e frigoriferit me impakt zero, harxhojnë energji elektrike sa dy gota ujë të hedhura në liqenin e Fierzës.
Po cilat janë pajisjet brenda shtëpisë të cilat na konsumojnë shumë energji në familje?
I pyetur për këtë, Duleviq u shpreh se bolieri ose siç njihet ngrohësja e ujit të dushit, soba e gatimit si dhe pajisjet ngrohëse siç mund të jenë reflektorët, kaloriferët e kondicionerët janë harxhuesit më të mëdhenj të energjisë në familjet shqiptare.
I pyetur nga moderatori nëse dhe tharësja e flokëve futet tek kjo listë, Duleviq u përgjigj se tharësja e flokëse është një pajisje që harxhon gjithashtu, por duke qenë se përdoret për një kohëzgjatje relativisht të shkurtër, nuk përbën ndonjë shqetësim./Insajderi/