Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se një nga misionet më të rrezikshme në jetën e tij ishte lirimi i gazetares Shqipe Hebibit, e cila me kolegët e saj ishte marrë peng nga talibanët në Afganistan. Ai kishte shkuar në Afganistan për të liruar Hebibin dhe dy kolegët e saj, të cilit ishin mbajtur peng për 23 ditë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Pacolli ka thënë se është krenar dhe i lumtur që gjithçka kishte shkuar mirë.
“Një nga misionet e mia më të rrezikshme në jetë ishte lirimi i Shqipe Hebibit e cila me kolegët e saj ishte marrë peng nga talibanët në Afganistan. Sot, 17 vjet më vonë, jam krenar dhe i lumtur që gjithçka shkoi mirë. Unë asnjëherë nuk kam hezituar kur bëhet fjalë për popullin tim!”, ka shkruar ai.
Për këtë çështje, Pacolli kishte shkruar edhe vjet. Ai kishte treguar se sin ë javën e fundit të tetorit dhe dy javët e para të nëntorit 2004, kishte qenë në një mission humanitar në Afganistan për të liruar Shqipe Hebibin, shqiptare dhe dy kolegët e saj,
Ata ishin mbajtur peng për 23 ditë.
“Në javën e fundit të tetorit dhe dy javët e para të nëntorit 2004, unë isha në një mision humanitar në Afganistan për të liruar Shqipe Hebibin, shqiptare dhe dy kolegët e saj, të cilët ishin rrëmbyer nga Talibanët. Pas 23 ditësh, kam arritur t’i liroj. Sa e vlerësuan këtë, sa i vështirë ishte ky mision dhe si ndodhi, tani është sekondare, më e rëndësishme, për mua ishte ndjenja ime e mirë!”, kishte shkruar Pacolli.
https://www.facebook.com/behgjeti/posts/279561503532748