Ish-ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka konfirmuar për FrontOnline se ka marrë një ftesë të veçantë për të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të ri amerikan, Donald Trump, më 20 janar.
Megjithatë, Pacolli shprehu pasiguri për mundësinë e udhëtimit drejt SHBA-së, duke theksuar se aktualisht është I sëmurë dhe nuk dihet nëse do të marrë pjesë.
‘’ Kam marrë ftesë për inaugurimin e Trumpit edhe atë ftesë të veçantë .Ftesën e kam mes njerëzve të dinjitetshëm pra është e veçantë me ‘’dignity’ që thuhet.
Krejt në rregull është unë ftesën e kam por problem është që unë jam me një ‘’flamë’’ të madhe nuk jam i sigurte nëse jam në gjendje të udhëtoj ose jo’’, tha Pacolli për FrontOnline.
Në lidhje me mos ftesën e pushtetit aktual Pacolli tha mos ftesa do të thotë distancim. Ai shprehu keqardhje për këtë zhvillim, duke theksuar se kjo tregon për një humbje mundësish dhe stagnim në politikën e jashtme të Kosovës. Sipas tij, në vend që Kosova të ecë përpara, po përballet me një periudhë të vështirë, ku shpesh po bën hapa pas.
‘’ Më vjen keq që ka ndodhur ky distancim sepse ky I bie distacnim fakti që nuk është ftuar pushteti aktual në inaugurimin e Trumpit , më vjen keq se në fund të fundit ne si Kosovë e paguajmë dhe po humbim, ne vend që të ecim përpara ne po stagnojmë e shumë herë po ecim prapa’’ tha Pacolli për FrontOnline.,