×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet paraburgim për dorasin që e the*ri më thi*kë vitin e kaluar një person në Gjilan

    FrontOnline
    14 Janar 2025

    Prokuroria Themelore në Gjilan, i ka kërkuar Gjykatës Themelore caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit E.H., pasi i njëjti dyshohet për “vrasje në tentativë”.

    Sipas prokurorisë, ekziston dyshimi se i pandehuri E.H., më 13 nëntor të vitit të kaluar, në Gjilan, ka tentuar ta privojë nga jeta L.H, pas një mosmarrëveshje verbale duke e goditur me thikë.

    “Sipas kërkesës ekziston dyshimi i bazuar se më datën 13 nëntor 2024, në Gjilan, i pandehuri E.H., ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin L.H., në atë mënyrë që për shkak të mosmarrëveshjeve paraprake verbale, me thikë e godet të dëmtuarin një herë në pjesën e shpatullës së majtë, ku pasi ndërhyjnë dëshmitarët dhe e largojnë i njëjti ikën nga vendi i ngjarjes”.

    “Ndërsa, i dëmtuari  si pasojë  e plagës së marrë fillimisht dërgohet në Emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilan, pastaj për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore transferohet në QKUK”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

    Bëhet e ditur se i pandehuri E.H., që nga koha e kryerjes së veprës penale ka qenë në arrati.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Shkurt 2025
    Zyrtarja e lartë e Ambasadës së SHBA-së, Anu Prattipati, e cila është edhe e ngarkuar me punën e ambasadores, ka qëndruar për...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Kremlini tha të martën se është e drejtë sovrane e Ukrainës për të vendosur nëse dëshiron që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Një mesazh urimi për Pavarësinë e Kosovës drejt presidentet Vjosa Osmani dhe qytetarëve, erdhi edhe nga El Salvadori. Presidenti I El Salvadorit,...
    Të tjera
    Kronika18 Shkurt 2025
    Në fshatin Vlashnje të Prizrenit dje është arrestuar një person pasi raportohet se me motoçikletë ka goditur zyrtarin policor. Bëhet e ditur...
    Kronika18 Shkurt 2025
    Të hënën një grua në Suharekë ka njoftuar policinë se vajza e saj është larguar nga shtëpia më 14.02.2025 në mesditë dhe...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka deklaruar se numrimi i vendvotimive janë votuar deri në 70%. Ndërkaq ai ka...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Gjykata Speciale ua ka vazhduar paraburgimin Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Gjyqtari ka konstatuar se nuk kanë pushuar arsyet për ndërprerjen e...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Testi me shkrim për patentë-shoferë mbetet një nga “fobitë” e kandidatëve që duan të pajisen me leje për vozitje në Kosovë, kjo...
    Kronika18 Shkurt 2025
    Policia në Fushë Kosovë ka arrestuar të hënën një person pasi dyshohet se e ka ngacmuar një vajzë të mitur. Në raportin...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.