×
  • Lajme
  • Lajme

    Komandanti i KFOR-it flet për sigurinë në veri të vendit: Incidentet e izoluara mund të ndodhin ende

    FrontOnline
    14 Janar 2025

    Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, ka thënë se sulmi në Banjskë dhe ai në Ibër Lepenc, janë dy raste të ndara. Ai ka shtuar se nevojiten hetime të pavarura për të përcaktuar faktet dhe përgjegjësinë.

    Barduani ka potencuar se KFOR-i nuk ka asnjë rol në hetimin e rastit të fundit, duke pasur parasysh se zbatimi i ligjit nuk është brenda mandatit të tij.

    Në një intervistë për mediumin Kossev, komandant Barduani ka konfirmuar se secila prezencë e Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri kërkon fillimisht aprovimin e KFOR-it.

    Në bazë të vlerësimit të sigurisë nga KFOR-it pas sulmit në kanal në fund të nëntorit të kaluar, komandanti i këtyre forcave nuk ka dhënë një miratim të tillë. Paraprakisht, në rastin e Banjskës, ai ka konfirmuar se as nuk ka marrë kërkesë të tillë.

    Mes tjerash, ai ka thënë se KFOR do të vazhdojë ta mbajë prezencën e përhershme në urën e Ibrit dhe do të vazhdojë të kryejë patrullime të rregullta në zonat përreth.

    Sipas Brduanit, situata në Kosovë është e qetë, por sensitive me ekspozim të vazhdueshëm ndaj eskalimit potencial.

    “Incidentet e izoluara mund të ndodhin ende. Parandalimi komplet i këtyre incidenteve është kompleks, pasi që shpesh përfshijnë elemente kriminale dhe terroriste, që operojnë në mënyrë të fshehtë dhe të paparashikueshme”, ka potencuar ai.

    Por, sipas tij, KFOR vazhdon të monitorojë situatën në veriun e Kosovës, duke siguruar një mjedis stabil e të sigurtë.

    “Përkrahja e institucioneve vendore dhe ruajtja e paanshmërisë, duke qenë plotësisht të përgatitur për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi të sigurisë”, ka theksuar ai.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Shkurt 2025
    Pa praninë e Hashim Thaçit është duke vazhduar seanca gjyqësore në Hagë me dëgjimin e dëshmisë së dëshmitarit të 122-të të Zyrës...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga homologia e saj sllovene, Pirc Musar, me rastin e 17-vjetorit të...
    Lajme18 Shkurt 2025
    ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka munguar në seancën e sotme të gjykimit në Hagë. Ai ka pasur probleme shëndetësore, dhe e...
    Të tjera
    Lajme18 Shkurt 2025
    Testi me shkrim për patentë-shoferë mbetet një nga “fobitë” e kandidatëve që duan të pajisen me leje për vozitje në Kosovë, kjo...
    Kronika18 Shkurt 2025
    Policia në Fushë Kosovë ka arrestuar të hënën një person pasi dyshohet se e ka ngacmuar një vajzë të mitur. Në raportin...
    Kronika18 Shkurt 2025
    Në fshatin Kojush, Vërmicë, policia ka ndaluar një furgon në të cilin raportohet se janë gjetur 2390 kilogramë duhan, me vlerë rreth...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1016 gjoba trafiku Në këtë periudhë janë evidentuar disa aksidente, 31 me...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Një person është arrestuar të hënën në Fushë-Kosovë, nën dyshimin se e ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur. Policia ka njoftuar...
    Sport18 Shkurt 2025
    Katër ndeshje shumë interesante do të luhen sot në Champions League, në fazën e knockout. Po kaq skuadra do ta zënë një...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.