×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacientja që po trajtohej me COVID-19 tregon si ndodhi shpërthimi i bombolave të oksigjenit

    FrontOnline
    04 Gusht 2020

    Mbrëmjen e së hënës, në Klinikën e Pomologjisë shpërtheu bombola e oksigjenit, ku pësoi një paciente e cila ishte duke u trajtuar me COVID-19.

    Për shkak të këtij shpërthimi, pacientja ka pësuar djegie të duarve.

    Pacientja Florinda Gjokaj që pësoi këtë incident në Kliniken e Pomologjisë derisa po trajtohet për virusin korona ka treguar se deri tek shpërthimi kishte ardhur derisa po rregullonte sistemin e oksigjenit.

    “Jam që 12 ditë e shtrirë në Klinikën e Pomologjisë dhe vazhdimisht kemi pas mungesë të oksigjenit, do me thënë bocave të vogla të oksigjenit për pacientët që nuk mund të kryejnë të gjitha shërbimet brenda dhomës ku janë shtrirë. Deshatë shkoj për nevoja të mija, duke mos qenë në gjendje pa oksigjen të lëvizm, jam detyruar të blej bocën private dhe në momentin që është dashur ta ndaloj, sistemin e rregullova dhe kam pa që ka eksploduar. Në fakt unë kam mëndu që ka qenë rryma, por kish qenë boca e oksigjenit”, ka treguar ajo.

    Probleme me bombola të oksigjenit janë raportuar të kenë pas edhe në Spitalin e Gjakovës, por këto pretendime i ka hedhur poshtë drejtori i këtij spitalit, Hlimi Shala.

    Ai mbrëmë për RTK, ka thënë se kanë qenë vetëm disa vizitorë aty të cilët sipas tij kanë tentuar të hynë brenda duke shantazhuar me ndaljen e oksigjenit për pacientët.

    “Ne kemi një kontratë me Policinë e Kosovës që asiston deri në ora 12 të natës. Sapo ka shkuar policia, përcjellësit, vizitorët kanë vërshuar spitalin dhe në atë moment kur ka ndërhyrë sigurimi i spitalit ata kanë tentuar me shantazhe gjoja se nuk ka oksigjen, gjoja se do t’ia ndalin pacientëve oksigjenin, kanë tentuar të hyjnë brenda. Kjo ka qenë. Oksigjen ka pasur. Furnizim me oksigjen ka ndodhur, operatori ka sjellë oksigjenin dhe asgjë nuk është e vërtetë që është thënë, ka qenë dezinformoftë”, tha Shala.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Janar 2025
    Sonte, Hajdar Beqa, kandidati për deputet i PDK-së, përmbylli ditën me një takim të suksesshëm me banorët e Gurit të Kuq në...
    Lajme12 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës mbajti një tubim elektoral në Shtabin Zonal Topliqan-Jetë e Re dhe Grackë e Vogël, ku morën pjesë kryetari...
    Lajme12 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Lipjan mbajti sot një takim të rëndësishëm elektoral në Shtabin Zonal Zgjedhor Banullë-Qallapek, ku u...
    Të tjera
    Vip12 Janar 2025
    Influencerja Festa Qoqaj sjell vazhdimisht fotografi të bukura për ndjekësit e saj. E kësaj radhe, Festa ka vendosur që fotografitë e saj...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur entuziazmin dhe optimizmin e tij pas tubimit të zhvilluar...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur optimizmin dhe entuziazmin e tij pas një takimi me...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Një grup prej pesë skiatorësh u godit nga orteku mbi fshatin Trasquera në rajonin e Piemonte. Dy mbijetuan dhe u dërguan me...
    Lajme12 Janar 2025
    Rinor Qehaja, nga Instituti EdGuard, ka theksuar se licencimi i mësimdhënësve është një mundësi ideale për zhvillimin e vazhdueshëm të mësimdhënësve gjatë...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Dyshohet se një 56-vjeçar është vrarë me armë zjarri sonte pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë. Abcnews.al raporton se personi që dyshohet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.