×
  • Lajme
  • Lajme

    Pa përkujdesje familjare, 17 të moshuar infektohen me Covid-19 në Skenderaj

    FrontOnline
    03 Janar 2021

    17 të moshuar të cilët janë pa përkujdesjë familjare,por që marrin përkujdesje në ShPMPFnë Skenderaj janë të infektuar me virusin SARS-Cov2.

    Këtë e ka konfirmuar për Front Online, drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe MirëqenieSociale në këtë komunë,IbishHetemi.

    Ai tha se deri tani janë konfirmuar 17 raste me Covid-19 dhe dy nga stafi shëndetësor.

    “Janë 17 të infektuar me Covid. Gjendja e tyre është stabile në përgjithësi dhe dy prej tyre i kemi të hospitalizuar me  oksigjenoterapi dhe i kemi dërguar në spitalin regjional në Mitrovicë. Të tjerët janë të izoluar në shtëpinë e pleqve dhe po marrin trajtim nga ekipet shëndetësore’’, ka thënë ai për Front Online.

    Ai tha se që nga muaji mars i kanë ndaluar të gjitha vizitat dhe daljet në natyrë për shkak të pandemisë.

    ‘’Nga mujji mars vizitat i kemi ndërprerë, eskurzionet dhe daljet jashtë. Familjarët mund të vijën deri jashtë objektit të përgatitur me mjete mbrojtësë deri në oborr,por brenda në objekt nuk lejhohen te hyjnë’’, theksoi ai.

    Se si erdhi deri tek infektimi i të gjithë të moshuarve,Hetemi tha për Front Online se nuk dihet ende.

    ‘’Nuk dihet se si janë infektuar, por që nuk ka pasur vizita por ka gjasa që virusin ta kenë marrë nga stafi ose gjatë daljes së tyre për të blerë gjërat e nevojshme’’, është shprehur Hetemi.

    E për këtë situatë,Hetemi tha se komuna është detyruar të ndaj buxhet shtesë për përkujdesjen e tyre në shtëpinë e të moshuarve.

    ‘’Ne i kemi ndihmuar në mënyrë të vazhdueshme, me medikamente, me ushqim dhe me të gjitha gjërat. Edhe pse e kanë buxhetin e caktuar brenda vitit për mirëmbajtjen e shtëpisë së pleqve, megjithatë ne kemi caktuar prapë edhe një pjesë të buxhetit dhe i kemi ndihmuar me sigurimin e  medikamenteve dhe ilaçe të cilat kanë qenë të nevojshme, për arsye sepse ato nuk kanë qenë të parapara për shkak se nuk e kemi ditur se do shfaqet pandemia në vitin 2020’’,  ka thënë ai për Front Online.

     

    Delegacioni nga Drake University viziton Devolli Corporation, njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tani deputet i pavarur, Fatmir Humolli, ka deklaruar se nga takimet me qytetarët që i ka pasur në...
    Lajme09 Shtator 2024
    Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të dendura shiu, të cilat lokalisht pritet të jenë...
    Lajme09 Shtator 2024
    Adnan Rrustemi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar ashpër ndaj zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Petar Stano. Rrustemi iu referua një prononcimi të...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar me një postim në rrjetin social “Facebook”, pas fitores së kombëtares dardane ndaj...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, u pyet në Pressing në T7 nëse do të  merrte pjesë në përurimin në Podujevë...
    Sport09 Shtator 2024
    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij në duel me...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Debati mes Nënpresidentes demokrate Kamala Harris dhe ish-Presidentit republikan Donald Trump, që do të mbahet të martën, mund të jetë një nga...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se është takuar sot me Zëvendëskryeministrin dhe Kryediplomatin e Malit të Zi, Ervin Ibrahimovic. Aliu...
    Lajme09 Shtator 2024
    Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se mësimi tërëditor në disa shkolla të kryeqytetit është duke pasur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.