×
  • Lajme
  • Lajme

    Pa doganë, nën përcjellje të policisë: Si erdhën 1 mijë testet e Serbisë në Kosovë

    FrontOnline
    11 Maj 2020

    Javë më parë, në Kosovë u bë zhurmë e madhe për ardhjen e një mijë testeve për COVID-19 nga Serbia.

    Kritikat të shumta u bënë në drejtim të Qeverisë në detyrë nën udhëheqjen e Albin Kurtit dhe Ministrisë së Shëndetësisë në krye me Arben Vitinë. Për gjithë këtë i heshtur nuk kishte si të mbetej, kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

    Ai në një konferencë për media kishte deklaruar se me pranimin e donacionit të ardhur nga Serbia kanë dëshmuar që nuk bëjnë dallime dhe se nëse Kosova nuk do t’i pranonte këto teste atëherë do të akuzoheshin për sjellje irracionale dhe për politizim të gjestit.

    FaktePlus ka siguruar raportin e Ministrisë së Shëndetësisë drejtuar Komisionit Parlamentar për Shëndetësi.

    Në këtë raport, ministria e Shëndetësisë ka dhënë detaje për ardhjen e 1 mijë testeve në Kosovë. Aty është cekur rruga e pranimit të këtyre testeve nga autoritetet kosovare.

    MSH ka theksuar se ky donacion është arritur falë bashkëpunimit me KFOR-in dhe Ambasadës Italiane në Kosovë.

    “ Me ndërmjetësimin dhe ideimin e KFOR-it dhe Ambasadës Italiane në Republikën e Kosovës dhe atë të Serbisë, një bashkëbisedim të tillë Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka ralizuar një video konferencë edhe me homologun nga Serbia ministrin Lonqar. Gjatë këtij komunikimi, duke u thirrur edhe në praktikat e mëparshme të donacioneve nga Serbia për komunitetin serb, ministri Lonqar ka shprehur gadishmërinë që të ofroj 1000 teste Rt-PCR për Republikën e Kosovës si shprehje e vullnetit të mirë pasi që IKSHPK ka kryer një numër të konsiderueshëm të testeve në komunat me shumicë serbe”, thuhet mes tjerash në raport

    Tutje në raport theksohet se testet janë pranuar më datën 16 prill të këtij viti, e po ashtu testet nuk iu janë nënshtruar procedurës doganore.

    Sipas ministrisë procedurat doganore janë shmangur për arsye të marrëveshje ndërkombëtare për donacione.

    Ndër të tjera, në këtë raport të cilin e posedon Komisioni për Shëndetësisë, thuhet se pranimi i testeve është bërë nën përcjelljen e Policisë së Kosovës të cilat kishin ardhur me një veturë me targa të BE-së nën shoqërimin e zyrtarit ndërlidhës Dejan Paviqeviq.

    Më poshtë gjeni të plotë raportin e Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me 1 mijë testet për zbulimin e koronavirusit.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.