Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, në një takim me ambasadoren holandeze Gerrie Willems, bisedoi për raportet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Holandës.
U diskutua edhe rëndësia e ratifikimit të disa marrëveshjeve ndërkombëtare që ndërlidhen me rimëkëmbjen nga pandemia Covid-19 dhe të cilat ndodhen në procedurë kuvendore.
“Në lidhje me aktualitetin politik dhe zhvillimet rreth dialogut me Serbinë, u vlerësua se Kosova duhet të tregoj maturi dhe pjekuri politike. Ishte vlerësim i përbashkët se roli i Kuvendit në procesin e dialogut është krucial, në raport me rritjen e transparencës dhe përmbylljes eventuale të këtij procesi”.
“U diskutua edhe perspektiva evropiane e Kosovës, për të cilën fuqizimi i sundimit të ligjit është jetik”.
“Në këtë takim, u fol edhe për rritjen e rolit të Kuvendit të Kosovës dhe trupave të tij në procesin e integrimit evropian, posaçërisht pas riorganizimit të fundit të Qeverisë me dikasteret që kanë mandat dhe përgjegjësi parësore integrimin evropian”.