×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Sorensenit ia prezantuam vërejtjet tona për draft-statutin e BE për Asociaconin

    FrontOnline
    20 Mars 2025

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka dhënë detaje mbi takimin që ka pasur me përfaqësuesin e ri të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen.

    Osmani tha se në takim, Sorensenit ia kanë prezantuar vërejtjet për sa i përket draft-satutit të BE-së për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

    “Sa i përket takimit që kishim me përfaqësuesin e ri të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Sorensen, ne në detaje prezantuam vërejtjet tona për sa i përket draft-statutit të propozuar nga BE-ja dhe ky ishte më shumë një takim ku Sorenseni u njoftua rreth qëndrimeve tona, sesa që morëm qëndrime nga ana e tij”.

    “U dakorduam që këto diskutime të vazhdojnë edhe më tej për shkak se shumë prej tyre janë në nivel ekspertësh. Po flasim për çështjen e draft-statutit të Bashkimit Evropian, që unë personalisht besoj se nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, nuk është në përputhje as me vlerat dhe BE-së, e as standardet e Këshillit të Evropës pastaj. Dhe po ashtu nuk është në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015”, tha Osmani.

    Osmani u shpreh se një draft-statut i trillë që bie ndesh me të tria këto, nuk ka se si të hyjë në fuqi dhe se “nuk besoj që do të mund të kalonte çfarëdo testi në Gjykatën Kushtetuse”.

    “Një draft-statut i tillë që bie ndesh me këto të tria, nuk ka se si të hyjë në fuqi dhe as nuk besoj se do të mund të kalonte çfarëdo testi në Gjykatën Kushtetuese, e cila tashmë ka vendosur standarde për shumë këto tema që janë brenda draft-statutit siç janë kompetencat ekzekutive të Asociacionit dhe shumë çështje të tjera në vet vendimin e saj të vitit 2015”, tha Osmani.

    Tutje, e para e vendit tha se vlerësimi i Kosovës është se në tavolinën e dialogut nuk është trajtuar me parimin e barazisë, pasi tha se ka qenë një proces i njëanshëm dhe e ka dëmtuar edhe vetë kredibilitetin e procesit.

    “Me lidershipin e ri të BE-së shpresojmë që ky balanc të kthehet në tavolinë dhe shpresoj që të ketë rezultate më pozitive”, tha ajo.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Mars 2025
    Bernard Nikaj nga PDK ka qenë këtë fundjavë në Sarajevë, ku me ftesë nga Instituti i Demokratëve Evropianë ka marrë pjesë në...
    Lajme23 Mars 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas paralajmërimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për rritjen e çmimit të rrymës...
    Lajme23 Mars 2025
    Oda Ekonomike e Kosovës i është drejtuar Avokatit të Popullit me një kërkesë që ta iniciojë në Gjykatën Kushtetuese “pezullimin e vendimit...
    Të tjera
    Lajme23 Mars 2025
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka folur për FrontOnline, rreth punës katër vjeçare të presidentes, Vjosa Osmanit. Kadrijaj, potencon se si deputete...
    Lajme23 Mars 2025
    Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar 2 mijë e  110 tiketa trafiku. Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur...
    Lajme23 Mars 2025
    Edhe pak ditë bëhen katër vite kur në pozitën e parë të shtetit është zgjedhur Vjosa Osmani. Ish-deputetja femër më e votuar...
    Lajme23 Mars 2025
    Një shtëpi në Rahovec është përfshirë nga zjarri. Përveç saj, zjarri ka kapluar edhe kulmin e një shtëpie afër saj. Zjarrfikësit e...
    Lajme23 Mars 2025
    10 persona janë arrestuar në Gjakovë nën dyshimin për organizim të skemave piramidale. Gjatë kontrollit në dy lokacione janë gjetur dhe sekuestruar...
    Lajme23 Mars 2025
    Një burrë ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur stoli ari, para të gatshme...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.