×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Rimëkëmbja pas pandemisë mundësi për mbështetje ndaj prodhuesve vendorë

    FrontOnline
    16 Shtator 2020

    Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani është takuar sot me Klubin e Prodhuesve të Kosovës, me të cilët u diskutua nevoja për mbështetjen e prodhimeve vendore nëpërmjet një rezolute të Kuvendit. Gjithashtu u diskutua edhe nevoja e rishikimit të Ligjit për prokurim publik.

    Kryetarja Osmani tha se rimëkëmbja ekonomike duhet ta ketë prioritet mbështetjen e prodhimeve vendore si dhe përshëndeti nismat e Klubit të Prodhuesve që synojnë përmirësimin e ekonomisë pas periudhës së pandemisë.

    “Këto masa do të ndihmojnë në përmirësimin e strukturës ekonomike, deficitit tregtar dhe do ta orientojnë ekonominë kosovare drejt eksportit”, është shprehur  Osmani. Ajo ka potencuar se do të angazhohet për konsensus politik për të mbështetur çfarëdo nisme për promovimin e produkteve dhe shërbimeve vendore.

    Të dy palët u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit, teksa Klubi i Prodhuesve vlerësoi gatishmërinë e kryetares Osmani për mbështetje ndaj nismave që synojnë përmirësimin e mjedisit ekonomik për prodhuesit vendorë.​

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.