×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani përmes kabinetit të saj e akuzon Hotin se ia vodhi idenë për Darkën e Lamës

    FrontOnline
    17 Tetor 2020

    Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se të enjten e ardhshme do ta shënohet Festa e Ditës së Falënderimit – Darkën e Lamës, të cilën ilirët e vjetër, e shënonin përvjet si festë kulturore popullore rreth datës 23 tetor.

    Nëpërmjet një postimi në Facebook Hoti tregoi se sivjet, për shkak të rrethanave specifike të pandemisë COVID-19, kjo festë do ta shënohet në mënyrë simbolike, me një numër të kufizuar të të ftuarve.

    Në një përgjigjie për Klan Kosova nga kabineti i Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, reaguan për kopjim të idesë së Osmanit nga Hoti për Darkën e Lamës pasi sipas tyre Osmani i kishte dërguar ftesat për këtë darkë qysh më 6 tetor.

    “Të qeshim së bashku me plagjiatët e Qeverisë. Ka vite të tëra që po presim mos dikush nga këta që janë në Qeveri e kanë qenë edhe gjatë viteve 2014-2017 do ta vazhdojnë traditën e Darkës së Lamës të inicuar nga Presidenti Rugova, traditë kjo që e ndërpreu Presidenti Thaçi, i zgjedhur e imponuar nga po këta. Sivjet, duke e parë që sërish nuk ka organizim të tillë, së bashku me prodhuesit vendor kemi bërë të gjitha përgatitjet dhe KEMI DËRGUAR FTESAT për shënimin e DARKËS SË LAMËS me qëllim të vazhdimit të traditës, por mbi të gjitha, për të promovuar prodhuesit tanë vendor të cilët janë dëmtuar jashtëzakonisht shumë nga efektet e pandemisë këtë vit”, thanë nga kabineti i Osmanit.

    “Vetëm pasi i kemi dërguar ftesat për ‘save the date’ para më shumë se dy javësh dhe i kemi përsëritur sërish dje dhe kemi marrë konfirmimet nga shumica dërmuese e pjesëmarrësve, Kryeministrit i paska rënë në mend që ekziston Darka e Lamës si traditë dhe thotë se do ta organizojë ai, me qëllim të prishjes së organizimit tonë”, shtuian tutje ata.

    “Në vend se të bënte plagjiat, do të ishte mirë që të ndërmerrte masa më serioze për mbështetjen e prodhuesve vendor, të cilët janë shumë të pakënaqur me masat e ndërmarra për rimëkëmbje. Pra nuk është se I intereson vazhdimi I traditës, por ka për qëllim të bëjë atë që e bënë gjithmonë: të prishë organizimet e mundin e të tjerëve. Prishja e shkatërrimi është specialitet I tij. Ju që nuk e dini, do ta kuptoni së shpejti. P.S. Me kërkesë të bashkë organizorëve, për shkak se dikush nga ekipi ishte infektuar me COVI19, organizimi i planifikuar me 23 tetor ishte shtyrë për 30 tetor” thuhet në përgjigjien e kabinetit të Osmanit.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas ndalimit të Nol Nushit, Sekretarit të Përgjithshëm të PSD-së, nga policia në kufirin Kosovë...
    Lajme15 Janar 2025
    Ambasada e Italisë në Kosovë e ka mbështetur deklaratën e Bashkimit Evropian për mbylljen e strukturave paralele sot ku e ka quajtur,...
    Lajme15 Janar 2025
    Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka reaguar lidhur me aksionin e sotëm për mbylljen e strukturave paralele serbe. Në reagimin...
    Të tjera
    Vip15 Janar 2025
    Garën nga sfida e “Retro House” e nisën edhe Drenusha dhe Xuxi brenda shtëpisë së BBVK3. Ata nisën me hedhjen e topave...
    Lajme15 Janar 2025
    Zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjeneral brigade Cahit Irican, e ka kryesuar përfundimin e transferimit të kontingjentit armen në Shtabin e KFOR-it në Camp...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot kompaninë Vinex në Viti, ku ka thënë se gjithçka do të vihet...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Izraeli dhe Hamas kanë rënë dakord për një marrëveshje armëpushimi në Gaza dhe lirimin e pengjeve. Kështu pohon një burim i informuar...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Një 57-vjeçar në Tiranë dyshohet se ka rënë nga lartësia e një ndërtese në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Policia ka bërë të...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Në prag të inaugurimit të presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kryeministri Edi Rama i dhuroi statusin e investitorit strategjik kompanisë së...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.