Në seancën ku pritet të hedhën në votim Projektligji për Rimëkëmbjen e Ekonomike për të shtatën herë me radhë, fajlën e ka marrë kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani.
Osmani tha se e ka votuar pesë herë këtë projektligj dhe është fyer në mënyra të ndryshme nga qeveritarët.
“Më shumë se 5 herë e kam votuar këtë Ligj dhe si rrjedhojë jam quajtuar palaço parazit, jo legjitime, e shkretë e gjorë…Nuk është kjo mënyra për të bashkëpunuar të nderuar zonja dhe zotërinj të Qeverisë. Nuk është kjo mënyra për të arritur unitet në çështje”, tha Osmani në Kuvend.