×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani për bllokimin e kosovarëve në Serbi: Vuçiqi, i vetmi përgjegjës për këtë

    FrontOnline
    17 Prill 2024

    Që nga mbrëmë, qindra qytetarë të Kosovës u bllokuan nga organet e rendit të Serbisë në pikat kufitare në dalje të këtij vendi për në Kroaci, dhe anasjelltas.

    Rreth 300 qytetarë të Kosovës, që u mbajtën për rreth 13 orë, tashmë raportohet se janë liruar.

    Ndërkaq, presidentja Vjosa Osmani e ka akuzuar homologun e saj serb, Aleksandar Vuçiq, për këtë ngjarje.

    Ajo tha se kjo është një hakmarrje nga fqinji ynë verior pas votimit të djeshëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës pro Kosovës.

    “Serbia po hakmerret ndaj qytetarëve të Kosovës, një ditë pas votimit në APKE të Këshillit të Evropës, duke mbajtur peng shumë në pikat kufitare, duke i frikësuar, konfiskuar dokumente dhe duke i privuar nga ushqimi”.

    “Një njeri është përgjegjës për këtë: Vuçiq”, tha Osmani në një postim në platformën X.

    Ndër të tjera, ajo kërkoi veprime të shpejta nga ana e partnerëve të Kosovës.

    “Ashtu siç bëra gjatë gjithë ditës, u bëj thirrje partnerëve tanë për veprim të shpejtë”, deklaroi e para e shtetit të Kosovës.

    Qytetarëve të Kosovës është raportuar se u janë marrë dokumentet e identifikimit, ndërsa disa nga ta edhe janë marrë në pyetje për kohë të gjatë.

    Prince Espresso miku më i mirë i yjeve të Sunny Hill Festival
    Nga Rubrika
    Lajme30 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është jurist me profesion, ditë më parë tha se me t’u anëtarësuar Kosova në Këshillin...
    Lajme30 Prill 2024
    Në 25 vjetorin e rënies heroike të komandantit Ilaz Kodra, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bëri sot nderime dhe vendosi...
    Lajme30 Prill 2024
    Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka thënë se ndjehet thellësisht i lumtur për të nderuar tre individë të cilët kontribuuan...
    Të tjera
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky beson se Ukraina nuk do të mund të jetë anëtare e NATO-s derisa të fitojë luftën kundër Rusisë....
    Vip30 Prill 2024
    Këngëtari Luiz Ejlli dhe moderatorja Kiara Tito, janë bërë sot prindër të një vajze, të cilën e kanë quajtur Luna Mari. Lajmin...
    Lajme30 Prill 2024
    Policia e Rrugor në Ferizaj në rrugën "Driton Islami" ka ndaluar shoferin E.M, shtetas i Francës i moshës 24 vjeçar, i cili...
    Vip30 Prill 2024
    Një suprizë spektakolare mbërriti në “Ferma VIP” për një prej fermereve. Bëhet fjalë për Ditean, ku një dron me foton e fermeres...
    Lajme30 Prill 2024
    Bashkimi Evropian mbështet një strukturë të vetme institucionale dhe administrative brenda Kosovës. Kështu është shprehur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano duke u...
    Lajme30 Prill 2024
    Në komunat veriore të vendit është vendosur sistemi i vëzhgimit me kamerë. Lajmin e kanë bërë të ditur Agjencia për Informim dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.