×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani paralajmëron procedura ligjore ndaj Thaçit “për shpifje ndaj familjes së saj”

    FrontOnline
    13 Qershor 2020

    Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, ka paralajmëruar procedura ligjore ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka deklaruar se familja e Osmanit i ka shërbyer Serbisë.

    Fjalimi i sotëm në Kuvend i Osmanit ngjalli debate. U kritikua se nuk ka përmendur luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për këtë, ajo tha se ka dëshmi se ka folur disa herë për ta.

    “Dëshmitë ekzistojnë. Në të gjitha seancat solemne kam përmendur sakrificën e UÇK’së dhe gjithë atyre që kanë luftuar e sakrifikuar. Fjalimet e mia ekzistojnë. Nuk është e dinjitetshme kur në kohën kur të gjithë do të duhej të ishim bashkë të spekulohet kur dëshmia e thotë të kundërtën”, u shpreh ajo.

    Por këtë, ajo e pa si vazhdimësi të një përpjekjeje të presidentit Hashim Thaçi, për siç tha ajo, “për të më paraqitur si një njeri që nuk e vlerëson luftën”.

    “Jo vetëm mua por duke atakuar edhe familjen time. Mënyra më e mirë se si i nderojmë ushtarët tanë është për të punuar me përgjegjësi”, u shpreh ajo për KTV’në.

    E për akuzat për familjen dhe babanë e Osmanit nga presidenti Thaçi, se ka shërbyer për Serbinë, Osmani ka paralajmëruar procedura ligjore, kur është pyetur nëse do të ndërmerr veprime të tilla.

    “Me këto sjelljet e fundit fatkeqe të presidentit nuk është se më ka befasuar shumë sepse është kohë e gjatë që përdor gjuhë të ngjashme. Për fat të keq, sepse në skenën tonë politike, në kohën e pasluftës kur edhe vriteshin zyrtarët e LDK-së, që i shpallnin tradhtar e bashkëpunëtorë të Serbisë, ka qenë një periudhë kur partitë politike kishin një luftë me njëra-tjetrën. Për mua, që kurrënjëherë nuk e kam atakuar familjen e askujt, është me rëndësi që idetë e këqija t’i godasim ashpër por jo me familjarët e atyre që promovojnë këto ide”, tha tutje Osmani.

    Tutje, Osmani shtoi se te presidenti, “kanë parë gjuhë që nxit jo vetëm urrejtje por edhe dhunë”.

    “Natyrisht që për familjen time kjo nënkupton që nuk e kanë nivelin e njëjtë të sigurisë si më herët. Ne e marrim situatën me qetësi, por organet e drejtësisë urgjentisht duhet të merren me këtë rast. Jo pse ka të bëjë me mua, por për shkak se kjo mund të hap rrugën drejt situatave që nxisin dhunë. Nuk kemi kërkuar siguri të shtuar sepse kjo ta ndryshon jetën komplet. Prindërit e mi duan të kenë liri por po diskutojmë ekspertë të kësaj fushe për të parë nëse duhet diçka e tillë. Shpifjet dolën nga disa portale të cilat për fat të keq njollosin edhe punën e UÇK-së”, u shpreh tutje ajo.

    Osmani, ka shtuar se është e domosdoshme të nisen procedura ligjore.

    “Është e domosdoshme sepse është shpifje që rrezikon familjen time. Kur e thotë institucioni i shtetit, mund të ketë njerëz që i besojnë dhe nxisin dhunë”, u shpreh ajo.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.