×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Paqja e qëndrueshme, e mundshme vetëm pas dënimit të autorëve të krimit

    FrontOnline
    02 Maj 2020

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 21-vjetorin e Masakrës në Studime ku u vranë 116 civilë shqiptarë.

    Osmani ka deklaruar se në këtë ditë, bashkëndjenë me familjet e tyre në këtë përvjetor dhe ua rikujtoj se misioni ynë i vazhdueshëm do të jetë që kryesit e veprës të marrin dënimin e merituar.

    “Sot, shkaku i pandemisë Covid-19, familjet nuk do të mund të jenë te varrezat e të familjarëve të tyre për t`i kujtuar, por do t`i kujtojmë bashkërisht në secilën familje, sepse ata janë edhe familjarë tanë që dhanë jetën për shtetin dhe lirinë tonë”

    “Përveç se do t`i rikujtojmë për çdo 2 maj, do ta përsërisim se nuk ka paqe të qëndrueshme pa zbardhjen e të gjitha krimeve të luftës të bëra nga Serbia”.

    “Ndaj, çfarëdo procesi negociatash nuk ka kuptim nëse drejtësia nuk shkon në vend. Për krimet ndaj shqiptarëve nuk duhet të ketë aministi. Duhet të ketë vetëm një epilog. E ky epilog është dënimi i atyre që i kryen këto krime”

    “Qoftë i përjetshëm kujtimi për 116 civilët e vrarë të Studimes”, ka thënë Osmani.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.