×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani nënshkroi Marrëveshje Mirëkuptimi me ministrin e mbrojtjes Anton Quni

    FrontOnline
    16 Shtator 2020

    Sot, në ambientet e Kuvendit të Kosovës, kryetarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani dhe ministri i Mbrojtjes, z. Anton Quni, nënshkruan Marrëveshjen e Mirëkuptimit, me të cilin mundësohet që Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja ta emërojnë një zyrtar ndërlidhës ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe MM-së, përkatësisht FSK-së.

    Në takimin me ministrin Quni dhe gjeneral Ramën, znj. Osmani shprehu mirënjohjen e saj dhe të Kuvendit të Kosovës për punën e palodhshme Ministrisë së Mbrojtjes, strukturës udhëheqëse të FSK-së, por edhe të ushtarëve e ushtareve të kësaj trupe për t’i shërbyer atdheut, si dhe kënaqësinë e saj për arritjen e një marrëveshjeje për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit dhe Ministrisë së Mbrojtjes, përkatësisht FSK-së.

    Kryetarja Osmani i falënderoi krerët e sigurisë për mbështetjen e idesë së saj që zyrtarja ndërlidhëse e FSK-së në Kuvendin e Kosovës të jetë grua, në funksion të fuqizimit të rolit në sferën e sigurisë. Me vendimin e komandantit të FSK-së, kapitenia Manushaqe Nura është emëruar në funksionin e zyrtares ndërlidhëse të FSK-së në Kuvendin e Kosovës.

    “Kjo dëshmon për nivelin e lartë të organizimit të Forcës, por dhe zhvillimin e kapaciteteve profesionale të saj”, tha znj. Osmani.

    Më tej, znj. Osmani dhe ministri Quni diskutuan për procesin e transformimit të deritanishëm të FSK-së në Ushtrinë e Kosovës. Ajo e siguroi ministrin Quni dhe komandantin Rama se institucioni të cilin ajo e udhëheq do të punojë ngushtë për krijimin e infrastrukturës së nevojshme për operim të FSK-së, përfshirë hartimin e legjislacionit të nevojshëm.

    Ajo theksoi po kështu gatishmërinë e saj dhe të Kuvendit për ta përkrahur këtë forcë për zhvillimin e mëtejmë të kapaciteteve të nevojshme.

    Ministri Quni dhe komandanti i FSK-së, gjeneral Rama, në anën tjetër, e falënderuan kryetaren Osmani për nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit, me të cilin mundësohet prania e zyrtares ndërlidhëse të Ministrisë së Mbrojtjes, përkatësisht FSK-së në Kuvend, si dhe për gatishmërinë e saj që ta ndihmojë në vazhdimësi zhvillimin e kësaj force. ​

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Punonjësve të Sektorit Privat, ka shprehur shqetësimin e tij për dështimin e Qeverisë “Kurti” në realizimin...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Hykmete Bajrami e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka reaguar ndaj ministrit Murati i cili dje foli rreth subvencionimit të faturave të energjisë...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas lajmit se Starlink është funksional tani edhe në territorin e Kosovës. Ai ka thënë...
    Të tjera
    Sport22 Dhjetor 2024
    Oleksandr Usyk, mbetet ‘mbreti’ i ringut. Kështu 37-vjeçari arrin ta mbrojë titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë. Ai ka...
    Kronika22 Dhjetor 2024
    Dikush dyshohet se i ka dëmtuar disa vazo të luleve nga mermeri të varrezave të cilat gjenden në rrugën magjistrale Prishtinë më...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Banorët e Big Brother VIP Kosova 3, Sara dhe Driloni sa shkon e po afrohen më shumë bashkë. Në orët e vona...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Festat e fundvitit kanë rritur edhe çmimet në treg. Kështu thonë qytetarët të cilët ankohen se çmimet e produkteve në prag të...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump ka emëruar producentin televiziv britanik Mark Burnett si të dërguarin e tij të posaçëm në...
    Lifestyle22 Dhjetor 2024
    Në kuadër të vapës përvëluese të verës dhe temperaturave të larta, për shumicën dërrmuese përdorimi i klimës është bekim. Po ashtu edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.