×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani në Kuvendin e Shqipërisë: Votoni rezolutën që dënon gjenocidin serb

    FrontOnline
    17 Dhjetor 2020

    Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani sot iu ka adresuar deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa tha se qytetarët e Kosovës i janë mirënjohës përjetë shtetit shqiptar.Osmani para të zgjedhurve të popullit në Shqipëri tha se është nder i madh të mbajë fjalim në Kuvendin e Shqipërisë dhe të flas ashtu siç njeriu i flet familjes së vet, me të cilën ka ndarë aq shumë histori, dhimbje e mall.

    “Është nder i madh t’ju drejtohem dhe t’ju flas ashtu siç i flet njeriu familjes së vet, me të cilën ka ndarë aq shumë histori, këmbëngulje, dhimbje e mall të pasosur por së cilës i ka dhuruar e ka marrë aq shumë dashuri. Shqipëria është jo vetëm atdheu i bashkëvëllezërve dhe bashkëmotrave tona, por është ëndrra jonë e përbashkët, është kujtesa jonë historike, vatra të cilën ëndërronim të jetonim por që fatkeqësisht shumë prej nesh e takoi vetëm në acarin e luftës së ftohtë, e megjithatë ajo u bo vatra jonë, shtëpia e zemër-bujarëve shqiptar që na mbajtën gjallë dhe shpresën për liri”, tha ajo.

    “Ne ju jemi mirënjohës përjetë”, iu drejtua Osmani deputetëve të Shqipërisë.

    “Lidhjet shpirtërore për shkak të rrënjëve etnike po thellohen dhe komunikimi po na ofron më shumë me njëri tjetrin. Ecin krahas njëra-tjetrën dhe janë bërë faktor stabiliteti në rajon…”, tha ajo më tej.

    U.d e presidentes rikujtoi edhe pasojat që la lufta e fundit në Kosovë, në humbjen e jetës së njerëzve.

    “Sot kur unë jam para jush duhet ta kujtojmë historinë tonë të kaluar. Këtu na solli sakrifica e një populli të tërë, përkushtimi për lirinë, gjaku i derdhur i 13 mijë civilëve të vrarë, shumica prej tyre gra, pleq e fëmijë, nga të cilët 1600 janë ende të pagjetur”, ka deklaruar Osmani.Një kërkesë, ajo pati edhe për deputetët shqiptarë.“Po i bëj thirrje këtij Kuvendi saç i kam bërë atij të Kosovës, që të votojmë rezolutën që dënon gjenocidin serb sepse vetëm atëherë kur jemi të bashkuar ato do të dëgjohen edhe përtej Kosovës dhe Shqipërisë”, ka thënë ajo.Ajo nuk la pa përmendur edhe vendosjen e taksës nga ana e Shqipërisë për qytetarët e Kosovës që udhëtojnë drejt shtetit shqiptar.“Kosova nuk ka nevojë për një tra të vendosur nga Shqipëria. Në kohën e integrimit vendosja e çfarëdo barriere komunikimi në mes të vendeve tona është kundër lëvizjes së lirë dhe sforcimit të marrëdhënieve ndër-shtetërore dhe ndër-shqiptare”, ka deklaruar ai.

    Afër 6500 banorë të Shalës së Bajgorës përfitojnë nga rrjeti i ri
    Nga Rubrika
    Lajme28 Shtator 2024
    Edhe disa kryetarë të komunave të Kosovës nuk e shohin të arsyeshme deklarimet nga MASHTI se komunat nuk kanë kërkesa për ndërtimin...
    Lajme28 Shtator 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë sot një pjesë të fjalimit të tij në mbledhjen e Kombeve të Bashkuara në Nju...
    Lajme28 Shtator 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës do të dorëzojë të hënën në Kuvendin e Kosovës nënshkrimet dhe shkresat tjera përcjellëse të...
    Të tjera
    Lajme28 Shtator 2024
    23 mijë konsumatorë në veri të vendit furnizohen me energji elektrike, por një përqindje e vogël e tyre e paguajnë atë. Kështu...
    Lajme28 Shtator 2024
    Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë(MASHTI) ka fajësuar kryetarët e Komunave për mos dorëzimin e kërkesave për ndërtimin e çerdheve. Në një...
    Lajme28 Shtator 2024
    Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka komentuar premtimin e Lumir Abdixhikut, kryetar i LDK-së, për pampersa dhe qumësht falas deri në një...
    Bota/Rajoni28 Shtator 2024
    Kryeministrit Edi Rama ndodhet sot në SHBA në aktivitetin e organizuar për kontributin dhe vlerësimin e Shqipërisë dhënë për strehimin dhe mbrojtjen...
    Lajme28 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në Kamenicë. Në komunikatën për media thuhet se...
    Kronika28 Shtator 2024
    Ditën e së premtes në Ferizaj, një person u ther me thikë disa herë. Sebep i kësaj u bë një konflikt pronësor....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.