Ditën e së premtes në Ferizaj, një person u ther me thikë disa herë.
Sebep i kësaj u bë një konflikt pronësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pas që pas një përleshje fizike me viktimën mashkull kosovar, e kishte goditur me thikë dhe i kishte shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK. I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.
Drejtori i emergjencës, Naser Syla ka bërë të ditur për Klankosova.tv, se i theruri është në gjendje stabile dhe është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale.
“Është dërguar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale. Ai është në gjendje stabile”, tha Syla.