×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Mbrojtja e mjedisit është e drejtë kushtetutese e qytetarëve të Kosovës

    FrontOnline
    04 Gusht 2020

    Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani mbajti sot takim online me përfaqësuesen e organizatës joqeveritare OJQ ‘Pishtarët’, Shpresa Loshaj. Fokus i diskutimit në mes të palëve ishte çështja e degradimit të mjedisit në Kosovë si rezultat i ndërtimit të hidrocentraleve me kapacitet të vogël gjenerues, ku në veçanti u trajtua rasti i tri hidrocentraleve të ndërtuara në Komunën e Deçanit.

    Osmani e përgëzoi Loshaj dhe aktivistët ambientalistë për punën që po bëjnë për ngritjen e vetëdijës qytetare për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit.

    “Degradimi i mjedisit në emër të promovimit të investimeve në burime të ripërtëritshme të energjisë është i papranueshëm. Ekzistojnë mënyra të duhura se si këto investime mund të realizohen me sukses, e kjo bëhet gjithmonë në konsultim të ngushtë me qytetarët e Kosovës”, theksoi kryetarja Osmani.

    Ajo po ashtu tha që në këtë drejtim, përveç kompanive investuese, përgjegjësia bie tek institucionet vendore, dhe të dyja palët duhet të sigurohen që investimet të bëhen konform ligjeve, e jo konform interesave të një grupi të vogël të interesit.

    Në takim, Loshaj e ngriti edhe çështjen e padive dhe kërcënimeve që po i bëhen asaj dhe aktivistëve nga kompania investuese në Komunën e Deçanit.

    Lidhur me këtë, znj. Osmani u shpreh se liria e shprehjes nuk guxon të kërcënohet nga askush dhe se ngritja e një padie strategjike kundër pjesëmarrjes së publikut (SLAPP) ndaj njërit prej aktivistëve, me qëllimin të heshtë dhe frikësojë kritikët, duke i ngarkuar ata me kosto të lartë të mbrojtjes ligjore në mënyrë që të braktisin kundërshtimin e tyre, është pikërisht një kanosje e drejtpërdrejt ndaj lirisë së shprehjes.

    “Do të angazhohem personalisht të ngris vetëdijen rreth rëndësisë së mbrojtjes së mjedisit dhe lirisë së shprehjes. Gjersa, përmes një komisioni hetimor parlamentar, do të angazhohemi që të trajtojmë përmbajtësisht dhe të sqarojmë përfundimisht aspektin ligjor të këtyre hidrocentraleve. Shpresojmë që edhe Qeveria do të ndjekë të njëjtin shembull”, theksoi Osmani.

    Në fund, palët ritheksuan se investitorët duhet të marrin seriozisht bashkëpunimin me qytetarët, duke u siguruar që investimet e tyre të mos dëmtojnë komunitete të caktuara, përderisa investimet të bëhën çdo herë në përputhje më legjislacionin vendor dhe praktikat më të mira investuese, në mënyrë që investitorët aktualë të jenë shembull i mirë për tu ndjekur dhe nga investitorët e tjerë në të ardhmen.​

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.