×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani kritikon Hotin: Me emërimin e Hysenit koordinator për dialogun shkele Kushtetutën

    FrontOnline
    24 Korrik 2020

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka kritikuar kryeministrin e vendit Avdullah Hoti sa i përket dialogut me Serbinë. Thotë se arsyetimi i Hotit se ‘platforma e tij dialoguese është Kushtetuta’ nuk vlen, pasi Hoti tashmë ka shkelur Kushtetutën.

    Osmani thotë se Gjykata Kushtetuese nuk lejon “mekanizëm të veçantë për negocim”, gjë të cilën sipas saj qeveria Hoti e bëri me emërimin e Skender Hysenit, koordinator për dialogun me Serbinë.

    “Nëse në asgjë tjetër, në këtë pikë po, sepse është shkelë aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i cili thotë se nuk mund të ketë mekanizëm të posaçëm që negocion. Në këtë rast mekanizmi i posaçëm që është krijuar me një vendim të qeverisë thotë që koordinatori shtetëror e udhëheq këshillin e ekspertëve. Pra m shkrim nuk ia kanë dhënë kompetencën për të negociuar por gojarisht po, u tha edhe sot në Kuvend që z.Hyseni e ka mandatin për të negociuar e hartuar marrëveshjen finale”, tha Osmani në Kuvendin e Kosovës.

    “Kurse Gjykata Kushtetuese e thotë se nuk mund të merr një kompetencë të tillë”, tha Osmani.

    “Ka negociuar në emër të Republikës së Kosovës ky “mekanizëm i posaçëm i quajtur kështu nga vetë Gjykata Kushtetuese”, theksoi ajo, duke thënë se vetë Hyseni një ditë më parë pranoi një gjë të tillë.

    “Gjykata Kushtetuese thotë se vetëm kuvendi mund të themeloj trupa të veçantë ose mekanizma të veçantë, por jo me ja marrë kompetencat qeverisë ose Kuvendit”, tha ajo në Kuvend.

    Ndërkohë ditë më parë, Hoti ka emëruar Skender Hysenin në postin e koordinatorit shtetëror në dialogun me Serbinë.

    “Duke u bazuar në platformën e Qeverisë së Republikës së Kosovës për dialogun me Serbinë, në mbështetje të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 1 korrik 2020, me qëllim të organizimit dhe të bashkërendimit institucional dhe ndërkombëtar të këtij procesi, kryeministri Avdullah Hoti sot ka emëruar z. Skender Hysenin Koordinator Shtetëror për Dialog”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.