×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Osmani: Kam më shumë informacione nga sulmi në Banjskë ndaj do të kërkoj dalje nga “Ballkani i Hapur”

    FrontOnline
    17 Prill 2024

    Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani tha se ka fakte dhe informata lidhur me ngjarjen në Banjskë në Kosovë më 24 shtator të vitit të kaluar dhe ato do t’i prezantojë në mbledhje të mbyllur të Qeverisë me qëllim, siç tha, të rishqyrtohet dhe të vendoset nëse shteti duhet të qëndrojë më tej në nismën “Ballkani i Hapur” në të cilën është së bashku me Shqipërinë dhe Serbinë.

    Pas incidentit në Banjskë ai nuk ka marrë pjesë në ngjarje të “Ballkanit të Hapur”, por, megjithatë, tha, Qeveria do ta sjellë vendimin për pjesëmarrjen e mëtutjeshme të Maqedonisë së Veriut në nismën, e cila, siç tha, ka pasur qëllime fisnike.

    “Kur ndodhi sulmi në Banjskë në Kosovë, pata deklaruar se kjo shkon në kundërshtim të idesë themelore të nosmës – se është për pajtim. Dhe thashë – nëse ka përzierje të drejtpërdrejtë të Beogradit në Banjskë, atëherë me të vërtetë duhet të rishqyrtohet sepse i shkelë shtyllat e idesë themelore. Meqenëse tani kam më shumë informata se çka ka ndodhur në Banjskë, planifikoj më mbledhje të mbyllur ta informoj Qeverinë, ndërsa Qeveria do të vendosë se si do të veprojë më tutje”, tha Osmani.

    Sipas tij, nisma “Ballkani i Hapur” nuk është i plotë sepse nuk janë të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, por, tha, është nismë në tentim, e cila, me ide të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka pasur dy qëllime.

    “Ajo kishte dy qëllime – pajtimin për krijim të parakushteve për mbyllje të kontestit kosovaro-serb dhe për njohje të ndërsjelltë dhe liberalizim të tregut sepse u vlerësua se 80 për qind të kohës kamionët në Ballkan e kalojnë në vendkalime kufitare, ndërsa 20 për qind në rrugën drejt destinacionit të vet. Kuptohet, ato ishin qëllime fisnike në të cilat ne morëm pjesë. Por ajo është nismë në tentim sepse, derisa nuk janë të gjashtë vendet, nuk është nismë e kompletuar”, tha Osmani./tvklan.mk/

    Natën e Kurban Bajramit Petrol Company shpërndan 40 pako ushqimore për fëmijët jetim në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme30 Prill 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës, ka paralajmëruar protestë më 1 maj, me arsyetimin se qeveria ka qasje...
    Kronika30 Prill 2024
    Një person është arrestuar nga policia, pasi që dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me familjaren. I dyshuari dhe femra, sipas policisë...
    Lajme30 Prill 2024
    Rreziku nga një luftë ngë Serbia në Kosovë po përmendet shpesh nga krerët e shtetit tonë.E, të hënën (29 prill) aktuale këtë...
    Të tjera
    Lajme30 Prill 2024
    Është lënduar rëndë një këmbësor dje në Lluzhan të Podujevës, pasi u godit nga një veturë në lëvizje. Viktima është dërguar në...
    Lajme30 Prill 2024
    Një grua është gjetur dje e vdekur në banesën e saj në Fushë Kosovë, raporton Express. Rastin e ka konfirmuar Policia e...
    Lajme30 Prill 2024
    Është gjetur i vdekur dje një burrë në Prizren, shkruan Gazeta Express. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është...
    Lajme30 Prill 2024
    Janë arrestuar katër burra në Besi, pasi dyshohet se kanë prerë dru në pyllin e një personi tjetër. Të dyshuarit me vendim...
    Lajme30 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur gruaja, të cilës iu keqësua gjendja shëndetësore gjatë fluturimit nga Zvicra për në Kosovë,...
    Sport30 Prill 2024
    Një selfie e djalit të tij me Granit Xhakën pas ndeshjes Zvicër-Kosovë që u luajt në nëntor të vitit të kaluar në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.