×
  • Lajme
  • Lajme

    “S’ka luftë në Kosovë, të mos krijohet panik” – Ish koloneli i FSK-së mesazh atyre që duan luftë

    FrontOnline
    30 Prill 2024

    Rreziku nga një luftë ngë Serbia në Kosovë po përmendet shpesh nga krerët e shtetit tonë.E, të hënën (29 prill) aktuale këtë temë e bënë zv/kryeministrat Besnik Bislimi dhe Donika Gërvalla.

    Bislimi tha se duhet të bëhemi gati për luftë pasi mund të ketë një sulm nga Serbia, ndërsa Gërvalla deklaroi se shkëmbimi i territoreve sjell luftë në Ballkan.Por, ish koloneli i FSK-së, Afrim Veseli, në një intervistë për Gazeta Blic, thotë se s’do të ketë luftë, derisa bën thirrje për qetësi dhe jo panik, e po ashtu fton qytetarët që të mos i dëgjojnë shumë deklaratat e tilla të politikanëve.

    Ai shton se çdo vend në paqe përgatitet për një luftë të mundshme.“Konsideroj se situata e sigurisë në Kosovë është e brishtë, mirëpo nuk ka elemente të përshkallëzimit të saj në kuptim të një agresioni të mundshëm të Serbisë. Andaj, apeloj te qytetarët që të jenë të qetë, ta jetojnë jetën e tyre normalisht, të zhvillohet ekonomia, të mos i dëgjojnë fort politikanët tanë të cilët çdo të dytën fjalë e kanë fjalën luftë. Po ndërlidhem me deklarimin e fundit të zv/kryeministrimit Bislimi, që thotë se çdo vend duhet të përgatitet për luftë, por ajo është normë që çdo vend që është në paqe përgatitet për luftë potencionalisht të mundshme, edhe Kosova përgatitet, edhe forcat e saj të sigurisë dhe të mbrojtjes. Por një deklaratë e tillë ngjall panik në opinion, sa më pak që përmendet fjala luftë, do të jetë më mirë për qytetarët, por është detyrë e institucioneve që të përgatiten për një mbrojtje të suksesshme, të sigurisë dhe rendit kushtetues të vendit. Sa më pak deklarata të tilla”, thotë ai.

    Po ashtu, ai fton që të shkojnë në Ukrainë dhe të shohin çfarë është lufta, ata që duan luftë.

    “Nëse ata mendojnë të mbulojnë të bërat apo të pa bërat në aspektin ekonomik dhe në aspektet tjera me luftën, e kanë gabim. Luftë nuk mund të fillojë as Kosova e as Serbia, këtë duhet ta kenë të qartë, sepse në Kosovë është e instaluar NATO, Kosovën e mbron NATO-n, FSK-ja dhe Policia jonë dhe qytetari i Kosovës duhet të jetë i qetë. Nëse ata kanë dëshirë luftë, le të shkojnë ta vizitojnë Ukrainën dhe le ta shohin se çfarë është lufta, ajo është për njerëzit që duan, ne qytetarët e Kosovës nuk duam luftë por në rast të një agresioni të mundshëm ne do të mbrohemi, por jo çdo ditë ‘luftë, luftë, luftë’,…kjo po shkakton panik jashtëzakonisht të madh në popullatë. Pra, për qëllime elektorale dhe për sfera të tjera që nuk janë të suksesshëm”, thekson ish koloneli i FSK-së për Gazeta Blic.Ai nuk e përjashton mundësinë e një sulmi të ngjashëm me atë të Banjskës, por thotë se mund të mbrohemi dhe se ata që futen në Kosovën ose do të asgjësohen ose do të arrestohen.

    “Ka gjasa që të kemi një skenar të ngjashëm të Banjskës, kjo nuk duhet të përjashtohet, por kjo nuk duhet të thuhet shumë në opinion, nuk duhet të përmendet as kjo sepse shkakton panik, edhe pse është e përmasave më të vogla. Kosova është e gatshme të mbrojë vetveten me NATO-n së bashku, me SHBA-të, Britaninë, Turqinë, forcat tona ushtarake dhe policore, ne do ta mbrojmë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Nëse ata tentojnë diçka të tillë siç po paralajmërohet, shkruhet e thuhet, ne jemi këtu, ne do ta mbrojmë vendin, ata nuk do ta kenë guximin, nëse ata e kanë guximin, ose do të asgjësohen fizikisht, ose do të arrestohen. Pra, njësiti paramilitar i tyre sipas informatave që po i ushtrojnë njësiti Kobra si njësi elitare e Serbisë, po në rregull, neve forcat tona të FSK-së dhe policisë i trajnojnë SHBA-të e Britania, pra është një diskrepancë e madhe mes njësive tona dhe njësive të tyre në kuptimin pozitiv për forcat tona”, potencon Veseli.Sipas tij, Vuçiq nuk guxon që ta mësyjë ushtrinë në Kosovë sepse ka frikë NATO-n dhe nëse e bën këtë, ai do të ketë fat të keq.
    “Ai e merr shumë parasysh NATO-n dhe kurrë s’do ta ketë guximin që ta mësyjë ushtrinë e tij brenda territorit të Kosovës, krejt kjo është për një konsum të brendshëm. Ai është një tiran, një mafioz, një kriminel lufte dhe ai e ka ushqyer popullin e vet me nacionalizëm dhe shovizinëm. Në momentin kur Kosova ecën politikisht përpara dhe arrihet marrëveshja e paqes me të atë do ta pret një fat i keq, ose do të vritet nga serbët, nga populli i vet, ose do të burgoset për të bërat çfarë i ka bërë Serbisë që sa vite”, deklaron ish koloneli i FSK-së, Afrim Veseli.

    “Frika ime është përballja me publikun”, thotë banori/banorja i/e 12-të i/e BBVK
    Nga Rubrika
    Lajme17 Maj 2024
    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se sot qytetarët e Kosovës do duhej të festonin pranimin në Këshillin e Evropës (KiE0....
    Lajme17 Maj 2024
    Deputeti gjerman i SPD-së, Frank Schwabe, i cili është edhe kryesues i grupit të Socialistëve, Demokratëve dhe të Gjelbërve (SOC) në Këshill...
    Lajme17 Maj 2024
    Gjendja e sigurisë gjatë katër muajve të parë të këtij viti, ishte stabile në rajonin e Gjilanit, tha nënkryetarja e komunës, Leonora...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe një ndër liderët e koalicionit VLEN në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari në pyetje të gazetarëve...
    Lajme17 Maj 2024
    Të hënën, më 20 maj, do të bëhet ceremonia e përurimit të renovimeve në Klinikën e Onkologjisë. Në këtë ceremoni, do të...
    Lajme17 Maj 2024
    Ish-emisari i Presidentit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pasi Kosova ka dështuar të anëtarësohet sot në Këshill të...
    Lajme17 Maj 2024
    Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta i ka uruar ditëlindjen presidentes së Kosovës Vjosa osmani. Ai ka ndarë me ndjekësit një...
    Lajme17 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se fitorja e madhe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 17...
    Lajme17 Maj 2024
    Të hënën, më 20 maj, do të bëhet ceremonia e përurimit të renovimeve në Klinikën e Onkologjisë. Në këtë ceremoni, do të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.