×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani e quan hap historik marrëveshjen energjetike KOSTT-ENTSO-E

    FrontOnline
    22 Prill 2020

    Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim përfaqësuesit e KOSTT-it, me rastin e zhvillimeve të fundit në lidhje me votimin e marrëveshjes së re të kyçjes KOSTT – ENTSO-E.

    Në takim ishin prezentë Ilir Shala, kryeshef ekzekutiv i KOSTT, Kadri Kadriu, zv.kryeshef ekzekutiv dhe Visar Hoxha, menaxher i Zyrës Ligjore/sekretar i Kompanisë, si dhe anëtarë të kabinetit të kryetares.

    Siç njofton kumtesa nga Kuvendi, Osmani përgëzoi përfaqësuesit e KOSTT-it për arritjen e jashtëzakonshme dhe për punën profesionale të bërë në këtë drejtim.

    Osmani tha se votimi pozitiv për marrëveshjen e re të kyçjes në mes të KOSTT-it dhe ENTSO-E nga ana e Operatorëve te Sistemeve të Transmisionit të Evropës (që operojnë brenda asociacionit ENTSO-E), është një hap historik për vendin, e sidomos një zhvillim tejet pozitiv për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të energjisë.

    “Arritja e kësaj marrëveshjeje do të ndikojë dukshëm në përmirësimin e shërbimeve energjetike në vend, do t’i hap rrugë investimeve të reja në këtë fushë si dhe do të kontribuojë në bashkëpunimin energjetik rajonal. Mirënjohje e veçantë shkon për aleatët ndërkombëtarë, për mbështetjen e tyre të vazhdueshme, e në veçanti Qeverisë Gjermane dhe KfW, për investimet e rëndësishme në avancimin e rrjetit të transmisionit”, theksoi në mes tjerash Osmani.

    Nga ana e përfaqësuesve të KOSTT-it u vlerësua bashkëpunimi korrekt dhe profesional me Kuvendin e Kosovës, që njëherësh është edhe aksionar kryesor i KOSTT-it. U rikonfirmua rëndësia e madhe e marrëveshjes së re për arritjen e pavarësisë energjetike, si dhe u theksua rëndësia e mbështetjes së aleatëve ndërkombëtarë në përmbylljen e suksesshme të këtij procesi.

    Në takim, palët trajtuan dhe çështjen e vështirësive me të cilat po ballafaqohet sektori energjetik gjatë periudhës së pandemisë, adresimin e obligimeve dhe çështjeve financiare, si dhe u diskutua mbi implikimet dhe sfidat që rrjedhin nga mungesa e bordit të drejtorëve të KOSTT, në operimin dhe menaxhimin e kompanisë.

    Palët u dakorduan për koordinim të vazhdueshëm për hapat të cilat do të ndërmerren në vijim, ndërsa kryetarja Osmani konfirmoi gatishmërinë e Kuvendit për mbështetje të vazhdueshme në të gjitha proceset vijuese.​

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.