×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Orban: Putin nuk do të sulmonte një vend të NATO-s

    FrontOnline
    08 Korrik 2024

    Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, shprehu bindjen se është e pamundur që presidenti rus, Vladimir Putin, të sulmojë një vend të NATO-s.

    “Asnjë njeri serioz nuk mund të thotë për Rusinë se synon ta sulmojë NATO-n”, tha ai në një intervistë për gazetën gjermane, Bild, e cila u publikua të hënën.

    Sulmi kundër NATO-s është krejtësisht i pamundur – jo vetëm për Rusinë, por për këdo në botë – pasi është komuniteti më i fuqishëm ushtarak, tha Orban.

    Prej se ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, Putin ka bërë disa kërcënime – qoftë direkte, qoftë të tërthorta – kundër NATO-s.
    Orban shtoi se të gjitha vendet e NATO-s qëndrojnë pas zotimit të tyre për sigurinë kolektive, që do të thotë se sulmi ndaj një aleati të NATO-s është sulm ndaj të gjithëve.

    “Rusët kanë një histori dhe kulturë ndryshe; ata e shohin ndryshe nga evropianët edhe lirinë dhe sovranitetin kombëtar”, tha Orban, i cili takoi Putinin javën e kaluar në Moskë.

    “Por, ata janë racionalë, janë hiper-racionalë”, shtoi ai.
    Duke folur për zgjedhjet presidenciale në SHBA, që do të mbahen në nëntor, Orban tha se beson se presidenti aktual, Joe Biden, nuk do të rizgjidhet.

    Ai e lavdëroi kundërkandidatin republikan të Bidenit, Donald Trump.

    “Ai është një biznesmen, është një njeri i vetëkrijuar, ka qasje ndryshe për gjithçka. Dhe, unë mendoj se kjo është gjë e mirë për politikën botërore”, tha Orban për gazetën gjermane.

    “Të mos harrojmë se ai është njeri i paqes”, pohoi Orban, duke shtuar se Trump nuk ka nisur asnjë luftë të vetme gjatë katër vjetëve të tij në detyrë.

    Orban ka qenë i vetmi kryeministër i një vendi të Bashkimit Evropian që ka shprehur hapur mbështetjen e tij për Trumpin edhe para zgjedhjes së tij president në vitin 2016./REL

    BAD NEWS EAGLE BËJNË HISTORI NË LIGËN E LEGJENDAVE DHE DY FINALE FANTASTIKE BASKETBOLLISTIKE TREPÇA – PEJA
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Shtator 2024
    Papa Françesku të premten e përshkroi zgjedhjen që votuesit amerikanë duhet të bëjnë në zgjedhjet presidenciale si një mes “më të voglës...
    Bota/Rajoni13 Shtator 2024
    Kërkesa e Ukrainës për të lehtësuar përdorimin e armëve të dhëna nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania do të diskutohet të premten...
    Bota/Rajoni13 Shtator 2024
    Kisha Katolike e Francës ka thënë se do të hapë të dhënat e saj mbi akuzat për abuzim seksual dhe ngacmime të...
    Të tjera
    Lajme13 Shtator 2024
    Burimet e Radios Evropa e Lirë në Bashkimin Evropian kanë thënë se presin që të martën, më 17 shtator, të zhvillohen takimet Kosovë –...
    Lajme13 Shtator 2024
    Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se janë hapur zyre të reja të kësaj partie në Viti. Abdixhiku përmes një shkrimi...
    Lajme13 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është pyetur të premten mbrëma në Beograd rreth qëndrimit të tij për Marrëveshjen e Ohrit dhe letrën...
    Sport13 Shtator 2024
    Mesfushori shqiptar Nedim Bajrami ka shprehur entuziazmin e tij për mundësinë e dhënë për ta treguar veten para tifozëve të Rangers, pasi...
    Lajme13 Shtator 2024
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë propozuar sot dy vendime...
    Lajme13 Shtator 2024
    Një i dyshuar është identifikuar për vjedhje në Suharekë. I dyshuari është D.F. 40 vjeç nga fshati Reqan. Me datë 12.09.2024 Sektori i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.