Të hënën ishte planifikuar të mbahet mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor Parlamentar, në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.
Por e njëjta nuk u mbajt pasi dështoi.
Deputetët e Vetëvendosjes e bojkotuan këtë komision.
Shala: VV-ja po ikë nga Komisionin Hetimor, funksionalizimi i tij do të shfaqte skandalet me rezervat shtetërore
Lidhur me bojkotin e VV-së partitë opozitare kanë qenë kritikë për këtë qëndrim të deputetëve të pushtetit.
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala tha se deputetët opozitar po ikin, pasi ky komision do shfaqte keqpërdorimin me rezervat.
Ai tha për Front Online se tash e katër muaj nuk po vihet në funksion komisioni në fjalë.
Përkundër asaj që e kanë votuar në Kuvend ata nuk janë të interesuar që ta funskionalizojnë komisionin, kjo do e shpërfaqte në mënyrë transparente çështjen e keqpërdorimit të rezervave prandaj. Kjo është taktikë e tyre, po bëhen katër muaj që ky komision nuk po vihet në funksion dhe po ikin VV-ja”, u shpreh Shala.
Bunjaku-Rexhepi: Vetëvendosje nuk është e interesuar ta zbardh të vërtetën me rezervat shtetërore
E, nga LDK-ja për Front Online lidhur me bojkotin e VV-së në Komisionin Hetimor, ka folur deputetja Valentina Bunjaku-Rexhepi.
Ajo tha se VV-ja nuk është e interesuar ta zbardh të vërtetën me rezervat shtetërore.
Deputetja e LDK-së thotë se ani pse e kanë formu vetë këtë komision prap nuk janë prezent.
“Ne si opozitë kemi pak numra për ta formu kuorumin por sot kanë qenë disa pika për tu votuar por ata nuk kanë qenë prezent edhe pse vetë e kanë formu e tani po e bojkotojnë. Po donë ta mshefin të vërtetën nuk janë të interesuar ta zbardhin atë dhe s’kanë asnjë arsye tjetër përveç ta bojkotojnë”, theksoi Bunjaku-Rexhepi për Front Online.
Bojkoti i VV-së në Komisionin Hetimor/ Lekaj: Kjo po e vërteton se Qeveria Kurti ka keqpërdorur rezervat e miellit dhe vajit
“Kjo po e vërteton se Qeveria Kurti ka keqpërdor rezervat e miellit dhe vajit”.
Kështu e ka vlerësuar mungesën e deputetëve të VV-së në Komisionin Hetimor, deputeti i AAK-së Pal Lekaj.
Ai tha për Front Online se Komisioni duhet ta kryejë punën e jo të mbulojë vjedhjen.
“Tani e disa muaj shumica e pushtetit nga Vetëvendosja, janë duke kundërshtuar mbledhjet e Komisionit Hetimor që ka për qëllim zbulimin e keqpërdoruesve dhe vjedhjeve të rezervave të shtetit. Prandaj është më se e nevojshme të kryejë punën Komisioni Hetimor e jo të mbulohet vjedhja”, thotë Lekaj.
Lidhur me deklaratat e pushtetit për Komisionin Hetimor, Lekaj i ka quajtur mashtrime e gënjeshtra.
Lekaj thotë se populli do t’i tregojë vendin në kutin e votimit Qeverisë aktuale.
“Fatkeqësisht pushteti po krijon mjegulla tek qytetarët me deklarata të vazhdueshme, por gjithçka është gënjeshtër e mashtrim ndaj përgjegjësisë publike lidhur me Komisionin Hetimor në variantin e tyre. Po shpresojmë që populli po sheh dhe do ti tregojë vendin këtij pushteti në kutinë e votimit”, ka thënë ai për Front Online.