×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    OKB-ja kërkon përmbajtjen e policisë në protestat e SHBA-së

    FrontOnline
    24 Korrik 2020

    Policia dhe forcat e sigurisë në SHBA nuk duhet të përdorin forcë kundër protestuesve dhe gazetarëve apo t’i burgosin paligjshëm, ka thënë Zyra për të Drejtat e Njeriut në OKB.

    Komentet nga Liz Throssel, zëdhënësja e OKB-së për të drejtat e njeriut, u bënë në kohën kur agjentët federalë kanë gjuajtur me gaz lotsjellës protestuesit e lëvizjes Black Lives Matter në qytetin Portland të premten, gjersa po kritikohet dërgimi i policëve specialë që përndryshe janë për kontroll të kufijve.

    “Ka pasur raporte se protestuesit paqësorë janë kapur nga zyrtarë policorë të paidentifikuar, dhe kjo është për t’u brengosur sepse këta të burgosur mund të mbesin jashtë mbrojtjes nga ligji, gjithashtu kjo mund të shkaktojë rritjen e burgosjes së pafre dhe shkelje tjera të të drejtave të njeriut”, tha Throssel gjatë konferencës për shtyp në Gjenevë, shkruan Al Jazeera.

    “Autoritetet duhet të sigurojnë se forcat federale dhe lokale duhet të identifikohen qartë dhe si duhet, dhe do të përdorin forcë vetëm kur është e nevojshme dhe në përputhshmëri më standardet ndërkombëtare”, shtoi ajo.

    Departamenti i Drejtësisë në SHBA tha të enjten se do të hetojë përdorimin e dhunës nga ana e agjentëve federalë kundër protestuesve në Portland pas edhe një nate trazirash ku Majori i këtij qytetit Ted Wheeler u gjuajt me gaz lotsjellës, transmeton KOHA.

    Vendosjen e agjentëve federalë në Portland demonstruesit dhe zyrtarët lokalë e shohin si lojë politike të presidentit Donald Trump duke ushtruar kampanjën “ligj dhe rend” si taktikë për rizgjedhje në nëntor.

    Majori i Portlandit Wheeler, i cili është demokrat, e ka quajtur këtë intervenim si abuzim të forcës federale dhe ka thënë se vetëm sa po e ndezë dhunën edhe më shumë.

    Në një intervistë me CNN-in të enjten, Wheeler tha se qyteti ishte nën “okupim federal” dhe kërkoi që shërbimet federale të sigurisë të lëshojnë qytetin.

    Autoritetet e SHBA-së kanë thënë se duhet vepruar për të mbrojtur pronat dhe zyrtarët federale, ndërsa udhëheqësit lokalë thonë se prezenca e tyre e ka bërë situatën edhe më keq dhe kërkojnë që agjentët të ikin.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Ministri i Jashtëm jordanez Ayman Safadi është paraparë të shkojë në Damask të hënën për t'u takuar me liderin e ri të...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Të paktën 17 persona humbën jetën në dy aksidente ajrore që ndodhën në një distancë të shkurtër kohore nga njëra-tjetra në Brazil...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Një burrë është arrestuar në Nju Jork në lidhje me vdekjen e një gruaje, e cila u dogj për vdekje në një...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Të paktën 17 persona humbën jetën në dy aksidente ajrore që ndodhën në një distancë të shkurtër kohore nga njëra-tjetra në Brazil...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, kritikoi Qeverinë për rritjen e shpenzimeve të parasë publike, duke theksuar se statistikat zyrtare tregojnë një rritje...
    Kronika23 Dhjetor 2024
    Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka sulmuar zyrtarët policorë. Policia ka bërë të ditur...
    Kronika23 Dhjetor 2024
    Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar një grua. Në raportin e policisë thuhet se me...
    Kronika23 Dhjetor 2024
    Një burrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rast i cili po hetohet nga policia. Në raportin 24 orësh të...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Një burrë është arrestuar në Nju Jork në lidhje me vdekjen e një gruaje, e cila u dogj për vdekje në një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.