×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    OKB-ja e akuzon Qeverinë e Venezuelës për krime kundër njerëzimit

    FrontOnline
    16 Shtator 2020

    Hetuesit e Kombeve të Bashkuara kanë thënë se Qeveria e Venezuelës ka kryer shkelje të tmerrshme që arrijnë në nivelin e krimeve kundër njerëzimit.

    Rastet e vrasjeve, torturave, dhunës dhe zhdukjeve u hetuan nga një mision për gjetjen e fakteve, i cili u angazhua nga Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.

    Ky mision tha se presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit janë të përfshirë në këto krime, shkruan BBC.

    Ambasadori i Venezuelës në OKB tha se ky mision paraqet një nismë armiqësore. Sipas tij, kjo është një fushatë e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Ekipi i Kombeve të Bashkuara nuk u lejua të hynte në Venezuelë.

    Në raportin e të gjeturave, të publikuar të mërkurën, misioni i Kombeve të Bashkuara tha se shërbimet e sigurisë kanë qenë të përfshira në dhunë sistematike që nga viti 2014, me qëllim të shtypjes së opozitës dhe të terrorizimit të përgjithshëm të popullsisë.

    Sipas këtij raporti, presidenti Maduro, ministri i Brendshëm dhe ministri i Mbrojtjes jo vetëm që ishin të vetëdijshëm për krimet, por kanë dhënë urdhra për to, i kanë koordinuar operacionet dhe i kanë furnizuar burimet.

    Hetuesit arritën në këtë përfundim pas shqyrtimit të 223 rasteve të shkeljeve. Raporti do të paraqitet para vendeve anëtare të Këshillit për të Drejtat e Njeriut javën e ardhshme, ku autoritetet e Venezuelës do të kenë mundësi të reagojnë.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar sërish para gazetarëve te Kuvendi i Kosovës, ku është pyetur për çështjen e presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive. Top Channel...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.