Policia e Kosovës, ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i kishte kanosur dhe ofenduar zyrtarët policor.
Rasti ka ndodhur përderisa zyrtarët policor po merreshin me një aksident trafiku.
Po ashtu njoftohet se rasti ka ndodhur në Mitrovicë dhe se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“KANOSJE. Mitrovicë 07.10.2022 – 14:19. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i kishte kanosur dhe ofenduar zyrtarët policor derisa po merreshin me një aksident trafiku. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Front Online