×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    OEAK: Stabiliteti ekonomik i Kosovës, i pamundur pa rregullim në aspektin politik

    FrontOnline
    08 Shkurt 2021

    Shpërthimi i pandemisë COVID-19 dhe zbulimi i problemeve të shumta që ky fenomen ka shkaktuar, e kanë bërë periudhën e ballafaqimit, me të njëjtën, një nga periudhat me më shumë zhvillime të para viteve të fundit në aspektin ekonomik. Në forumin virtual të radhës, të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, bashkë me gazetarin Albert Spahiu, u diskutua mbi perspektivën e mediave si raportues të këtyre zhvillimeve dhe mbi sfidat ekonomike.

    Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, njëherit edhe moderator i kësaj ngjarjeje, u shpreh se Oda Amerikane qe një kohë të gjatë ka planifikuar organizimin e një forumi të tillë, ku përtej këndvështrimeve të sektorit publik ose atij privat, do të diskutohet me sektorin e mediave, si palë më neutrale ose objektive, lidhur me sfidat ekonomike aktuale.

    Albert Spahiu, gazetar i fushës së ekonomisë në Telegrafi, theksoi se konsideron vitin 2020 të ketë qenë viti më aktiv në gazetarinë e ekonomisë, meqë Kosova që nga fillimi i këtij viti është ballafaquar me një sërë problemesh të natyrës ekonomike dhe politike, duke përfshirë këtu edhe ngjarjet e tjera përveç atyre me pandeminë. Sipas Spahiut, viti që lamë pas ka qenë vit i dështimit ekonomik të Kosovës, e kjo ka ndodhur kryesisht për shkak të jostabilitetit dhe mos-koordinimit politik për t’i adresuar çështjet që kanë buruar nga pandemia, pasojat e së cilëve janë vërejtur në humbjet e mëdha të sektorit privat, duke përfshirë edhe humbjen e vendeve të punës për qytetarët.

    Spahiu u shpreh se si raportues i këtyre situatave, konsideron se ndërrimi i shpeshtë i qeverive e pamundëson zhvillimin e qëndrueshëm te Kosovës, derisa theksoi se ky jostabilitet po ndikon edhe në mungesën e thithjes së investimeve. Tutje, ai komentoi edhe mbi fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit, ku tha se shumica e partive politike nuk janë të qartë mbi mënyrën se si synojnë ta kalojnë krizën ekonomike të shkatuar nga pandemia.

    “Unë konsideroj se premtimet në këto zgjedhje janë, le të themi, jo të gabuara, por nuk janë të qëllimshme ose nuk janë serioze, për shkak se jemi duke kaluar krizën e pandemisë. Shumica e partive nuk po japin një alternative se si duhet të kalojë Kosova këtë krizë,” u shpreh Spahiu.

    Ai gjithashtu foli edhe për nevojën për t’i shndërruar remitencat nga diaspora në investime direkte, derisa përmendi se gjatë vitit të kaluar është shënuar rekordi aktual i remitencave në drejtim të Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Lëvizja Vetëvendosje e ka hapur fushatën zgjedhore nga palestra “Shani Nushi” në Gjakovë. Kandidati i kësaj partie për kryeministër, njëherësh kryetar i...
    Lajme11 Janar 2025
    Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë një video në rrjetin social ‘’Facebook’’, ku ka treguar se në mëngjesin e sotëm,...
    Lajme11 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar programin disaditor të trajnimit për stafin dhe trajnerët që do të angazhohen nëpër komuna në...
    Të tjera
    Vip11 Janar 2025
    Gjesti ka dhënë një rrëfim emocionues gjatë kohës sa ishte ishte pjesë e Big Brother VIP Kosova 3. “Jam kanë shumë hiperaktiv,...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se familja është shtylla e shoqërisë. “Kur flasim për mbështetjen e familjeve, ato...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamta, ka thënë se një prej prioriteteve kryesore të tij është zhvillimi ekonomik. “Vizioni im për...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka nisur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt 2025. Në një...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, në hapjen e fushatës zyrtare të kësaj partie ka folur edhe për ish-liderët e PDK-së...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, deklaroi se më 9 shkurt, shteti do të kthehet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.