×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Odat Ekonomike kritikojnë mosratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

    FrontOnline
    09 Korrik 2020

    Berat Rukiqi, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, dhe Arian Zeka, kryetar i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës, kanë kritikuar skenën politike në Kosovë për mosratifikimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare që Kosovës pritet t’ia sjellin rreth 300 milionë euro.

    Sipas tyre, mosuniteti politik në vend vetëm i është shtuar si problem krizës ekonomike me të cilën po përballet Kosova.

    “Krizat ekonomike janë gjithmonë me pasoja. Kur ka krizë ekonomike atëherë vjen roli i shtetit, qeverisë që të hyjë me masa të caktuara. Kësaj here kemi krizë që s’është parë. E para sepse vjen në një kohë kur të gjithë indikatorët ekonomikë po ecnin mirë. Kur filloi pandemia gjithçka lëvizi. Edhe në Kosovë duke pasur një cikël sado pak optimist, për periudhë të shkurtër u ballafaquam me atë që s’e kemi pas kurrë problem, me rritjen ekonomike, me uljen e importit, që nënkuptonte ulje të fuqisë blerëse dhe të prodhimit, me ulje të të hyrave buxhetore. Për çdo vend u bë më e vështirë sepse ishte ballafaqim me dy prioritete, e vendime jo të lehta, a të shpëtohet ekonomia apo shëndeti. Normalisht s’ka dilema se shëndeti është primar, por ka qenë situatë e panjohur. Kemi model të paqëndrueshëm të rritjes ekonomike. S’po na mundësohet të ketë vende pune e kemi varësi të madhe nga sektori publik dhe diaspora. Kësaj situate ia kemi shtuar edhe një problem. Ra qeveria në kohë pandemie, automatikisht kufizoi veprimet në përkrahje të qeverisë. Erdhi një qeveri e në të njëjtën kohë pati agjendë jashtëzakonisht të ngjeshur politike, dialogu e tash edhe gjykata speciale. Të gjitha këto në një vend me resurse të mëdha do të ishte problem e lëre më te ne”, ka thënë fillimisht Rukiqi në Desk.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.