×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    OBSh: Hapja e shkollave, moment delikat

    FrontOnline
    27 Gusht 2020

    Pandemia e koronavirusit në Europë po hyn në një moment delikat me nisjen e vitit të ri shkollor.

    Edhe pse klasat me nxënës deri tani nuk kanë luajtur rol në përhapjen e kovidit, provat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se të rinjtë e kalojnë virusin te të tjerët.

    Hans Kluge, drejtori rajonal i OBSH-së për Europën, e krahasoi të enjten sëmundjen e kovidit-19 me një tornado që me ftohjen e motit do të godasë moshat më të mëdha.

    Prandaj, Kluge rekomandon që para dimrit, më të moshuarit të vaksinohen nga gripi.

    “Koronavirusi nuk i vdes të rinjtë, por ai është si një tornado me bishtin e gjatë. Të rinjtë në dimër janë në kontakt më të ngushtë me popullatën e vjetër. Pa bërë parashikime, presim që dikur të shtohen shtrimet në spitale dhe të rritet vdekshmëria e tyre.”

    Më shumë se gjysma e shteteve dhe territoreve europiane që bëjnë pjesë në OBSH raportojnë rritje me mbi 10 për qind të rasteve të reja me kovid.

    Ndryshe nga fillimi i vitit, organizata thotë se tani komuniteti shkencor ka më shumë njohuri për ta administruar përhapjen e virusit në shoqëri, dëmet e tij në ekonomi dhe sistemin arsimor.

    Përgatitjet për vitin e ri shkollor kanë nisur në Europën Qendrore dhe atë Juglindore duke ndërthurur metodat tradicionale të mësimit me ato nëpërmjet internetit.

    Shqipëria do i hapë shkollat më 14 shtator, me protokolle sigurie të hartuara nga ekspertët e Ministrisë së Arsimit, me disa turne dhe orare të shkurtuara.

    Për shkak të situatës epidemiologjike, rifillimi i vitit shkollor në Maqedoninë e Veriut është shtyrë për në 1 tetor; në Kosovë, autoritetet kanë miratuar nisjen e mësimit me tri faza nga 1 shtatori për parashkollorët deri më 10 shtator për nxënësit e klasave të shtata e sipër.

    Në Francë dhe Britani, nga 1 shtatori mësuesit do jenë të detyruar të mbajnë maska në klasa; shkollat në Itali do rihapen më 14 shtator me klasa më të vogla, ndërsa në Gjermani dhe Spanjë, përparësi i është dhënë higjienizimit të shpeshtë të ambienteve dhe distancimit social.

    UNICEF-i njoftoi të enjten se 460 milionë apo një e treta e fëmijëve në botë nuk mundën të sigurojnë mësimin nga distanca në muajt e pranverës kur thuajse i gjithë planeti mbylli shkollat prej pandemisë, ndaj agjencia ftoi qeveritë të përshtatin politikat për këtë sfidë të re.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.