×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    OAK: Të lirohen çerdhet dhe të hiqen kufizimet

    FrontOnline
    15 Korrik 2020

    Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) thotë se është shumë e shqetësuar me zhvillimet e fundit dhe masat e ndërmarra nga Qeveria pa konsultim paraprak me bizneset, prandaj edhe kërkon që të hapen urgjent çerdhet dhe të hiqet kufizimi që ndalon grumbullimin e më shumë se pesë personave për biznese dhe aktivitetet e bizneseve.

    OAK konsideron se deri më tani “kemi një dështim total të Qeverisë më mbështetje financiare për biznese, për mbulimin e pagave për punëtorë të sektorëve të mbyllur me vendim të Qeverisë dhe duke u ndaluar edhe dhënia e kredive të rregullta po e bënë të pamundur mbijetesën e qytetarëve dhe bizneseve, gjë që po ndikon drejtpërdrejt edhe tek shteti”.

    “Rënia e të hyrave është duke dërguar në katastrofë ekonomike vendin si pasojë e zhvillimit të politikave për vendin. Kërkesat e vazhdueshme të bizneseve duket se janë duke hasur në vazhdimësi në vesh të shurdhër të institucioneve tona çoftë në Qeveri apo Parlament, duke mos u përkrahur as rishikimi i buxhetit me urgjencë apo edhe ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare”.

    “Andaj, ne kërkojmë me urgjencë të hiqen këto kufizime dhe para çdo vendimi për mbyllje të biznesit, duhet të merret mbështetje financiare paraprakisht nga Qeveria biznesi dhe punëtorët e atij sektori. Shteti duhet të ndalojë qasjen diskriminuese në mes të punësuarve në institucionet publike dhe atyre private, të cilët edhe pse 80 % e tyre nuk kanë punuar për shkak të pandemisë kanë marrë dhe vazhdojnë të marrin paga të plota ndërsa të punësuarit në sektorin privat as lëmoshën 170 € për një muaj nga katër sa kanë kaluar ende nuk e kanë përfituar të gjithë”.

    “Për dijeni të opinionit publik, 80% e të hyrave të shtetit sigurohen nga biznesi dhe punëtorët e e këtij sektori. Ashtu siç e garanton edhe kushtetuta e vendit shteti duhet të jetë i barabartë më të gjithë”.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.