×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    OAK reagon ndaj vendimeve të reja të ekzekutivit

    FrontOnline
    19 Dhjetor 2020

    Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) nëpërmjet një reagimi iu ka drejtuar ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, si dhe ministrit të Shëndetësisë, ka shprehur shqetësimin e thellë ndaj vendimeve të pakoordinuara të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

    OAK nëpërmjet reagimit, duke iu referuar sqarimeve të publikuara mbrëmë nga MTI, në fillim ftohen operatorët ekonomikë që të parashtrojnë ankesë në Inspektoratin e Tregut të MTI-së kundër çdo veprimi administrativ të ndërmarrë nga inspektorët e tregut, që konsiderohen në kundërshtim me ligjet dhe vendimet në fuqi, meqenëse vendimi i Qeverisë nr.01/42, në listën e lejimit të ushtrimit të veprimtarive ka përfshirë edhe sektorin e produkteve ushqimore respektivisht marketet.

    “Kurse, më vonë, në sqarimin plotësues njoftohen bizneset dhe opinioni publik se Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr.01/42, i datës 11.11.2020, do të vazhdojë të zbatohet ashtu siç është zbatuar deri më tani. OAK kërkoi që vendimet të cilat ndërmerren nga Qeveria e Kosovës si dhe ministritë përkatëse të jenë në koordinim të plotë mes tyre, duke mos shkaktuar konfuzitet dhe paqartësi tek operatorët ekonomik, e duke krijuar humbje shtesë edhe ashtu të goditur nga pandemia. Ndër të tjera u kërkua që për çdo vendim të marrë nga ekzekutivi të jetë i informuar paraprakisht sektori i biznesit. Vendimet e tilla ad-hoc po janë të paqarta dhe po shkaktojnë konfuzitet tek qytetarët dhe bizneset, andaj OAK kërkoi që vendimet e Qeverisë të jenë më të koordinuara në mënyrë që të mos pengojnë punën e sektorit privat, veçanërisht në këtë periudhë kur bizneset dhe vetë ekonomia e vendit gjendet në gjendjen më të vështirë si rezultat i pandemisë”, thuhet në reagim./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka bërë apel tek të gjithë qytetarët e vendit që të kenë kujdes gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara...
    Lajme11 Janar 2025
    Nga sot ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të këtij viti. Fushata do të zgjasë për një...
    Lajme11 Janar 2025
    Policia e Kosovës tha se duke u bazuar në ligjet pozitive të vendit dhe autorizimeve si agjencion kyç për sigurinë publike në...
    Lajme11 Janar 2025
    Moti për sot parashikohet të jetë i vranët, me reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3°C deri -1°C, ndërsa maksimalet...
    Lajme11 Janar 2025
    Kosova edhe zyrtarisht ka hyrë në fushatën zgjedhore për zgjedhjet, të cilat do të mbahen me 9 shkurt 2025. Partitë politike tashmë...
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Verma përmes...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.