×
  • Lajme
  • Lajme

    OAK nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me UP-në

    FrontOnline
    29 Dhjetor 2020

    Me qëllim të rritjes së bashkëpunimit, krijimit të lehtësirave për studentët, shkëmbimit të të dhënave për përkrahjen e studentëve dhe bizneseve, krijimin e vendeve të reja të punës për studentët të cilët janë në studime e sipër, bërjes së hulumtimeve dhe analizimin e tregut të punës dhe nevojave që ka tregu për t’i orientuar studentët në fusha përkatëse, Oda e Afarizmit të Kosovës ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës ‘Hasan Prishtina’.

    OAK dhe UP përmes këtij memorandumi pajtohen të krijojnë partneritet me qëllim të shkëmbimit dhe ofrimit të këshillave profesionale për bizneset në fusha të ndryshme, si dhe studentëve të fakulteteve të ndryshme të Universitetit të Prishtinës t’iu mundësohet të vijojnë praktika profesionale pranë bizneseve anëtare të OAK-ut.

    Kryetari i Bordit të OAK-ut Skënder Krasniqi tha se me anë të nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje po hapen rrugët për studentët, të cilët krahas studimeve, do të kenë mundësinë të kryejnë edhe praktika pranë bizneseve anëtare të OAK-ut.

    Ndërsa, rektori Naser Sahiti falënderoj Odën e Afarizmit të Kosovës si dhe theksoi se janë të hapur për çfarëdo bashkëpunimi, i cili do të jetë dobiprurës për studentët dhe do të hapë rrugët e tyre për ndërtim të karrierës. Përderisa, OAK ritheksoi se janë të gatshëm të ofrojnë ndihmën e saj dhe të diskutojnë për gjëra praktike në dobi të studentëve dhe ndërmarrjeve afariste./FrontOnline/

    NimiTV ofron 30% zbritje për Black Friday
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Vonë pasdite pritet gradualisht shtim i vranësirave, më të përqëndruara në Rrafshin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka theksuar se partia e saj nuk ka asnjë lidhje ideologjike me Lëvizjen Vetëvendosje dhe nuk ka...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar me rastin e pjesëmarrjes së Kosovës për herë të parë në...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, është shprehur e bindur se kandidati i partisë së saj për kryeministër, Bedri Hamza, është më i...
    Lajme11 Shtator 2024
    Njëri nga të plagosurit nga rasti Capat-Sekiraqët, është liruar dje nga spitali. Ai ishte duke marrë trajtim në Klinikën e Kardiokirurgjisë. Kjo...
    Sport11 Shtator 2024
    Ylli i futbollit portugez dhe një nga lojtarët më të njohur në botë, Cristiano Ronaldo, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj trajnerit të...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës e ka ngritur aktakuzën ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Nacionale e siguroi aktakuzën...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për 19 vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Kurti e ka nisur postimin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Agjencia shtetërore e Arkivave të Kosovës, ka bërë të ditur se ka përfunduar transferimin e materialit arkivor– pjesë e fondeve arkivore të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.